Është e pamundur të gjesh gjurmë të saj, asnjë nga personat që e kanë njohur nuk ka më numër telefoni apo adresë kontakti.Në redaksinë e «Fiks Fare», thonë që vajza ka qenë bashkëpunëtore e jashtme dhe nuk ka punuar ndonjëherë si staf i brendshëm i emisionit të njohur.Emisione të këtij tipi, në fakt, e kanë praktikë pune rekrutimin e personave të përkohshëm jo pjesë definitive e stafeve qendrore. Gjithsesi, vajza që shkaktoi tërmetin politik «Pango», nuk jeton më në Shqipëri.Persona të afërt me të, thanë që është larguar për të jetuar në Greqi, por askush nuk e vë dorën në zjarr për adresën e saktë të saj. Ndërkohë, ish-ministri i Kulturës nuk është renditur më në listat e deputetëve të këtij viti, megjithëse në këto lista ka plot të tjerë që akuzohen për gjëra ku e ku më të rënda se një «konkurs pranimi» në punë në ministri. /Shekulli/