Zgjedhjet në Kosovë, PDK fiton me 33.5%

Zgjedhjet në Kosovë, PDK fiton me 33.5%

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se sipas rezultateve preliminare, të verifikuara disa herë,PDK ka fituar 33.5 për qind;LDK 23.6 për qind;Lëvizja Vetëvendosje! 12.2 për qind;AAK 10.8 për qind; AKR 7.1 për qind;LDD 3.3 për qind dheFryma e Re 2.2 për qind.Daka tha se këto rezultate dalin në bazë të votave të numëruara, në gati 99 për qind të vendvotimeve. Ajo tha se rezultatet e 23 vendvotimeve nuk janë të futur në rezultatin përfundimtar – ku 10 janë nga Prishtina ndërsa 13 prej tyre nga komunat e tjera.Në rezultatin preliminar të KQZ-së janë përfshirë votat nga të të gjitha komunat, pra edhe nga Skenderaj dhe Drenasi, ku vëzhguesit kanë raportuar për parregullsi, ndërkaq disa nga partitë politike janë ankuar për manipulim të votave.Daka tha se Komisioni qendror i Zgjedhjeve nuk mban përgjegjësi për parregullsitë në terren dhe se me ankesat e bëra nga partitë politike merret Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.