Vijon numërimi i votave dhe gjtihashtu publikimi i rezultateve te fundit nga 12 qarqet e vendit. Duke ndjekur te dhenat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbeshtetur nga USAID, neper qarqe procesi i numerimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve.Nga numerimi i deritanishem i votave në të gjitha QV-te në disa qarqe vihen re dallime fitoreje mes dy partive të mëdha, ndërsa në disa të tjera gara vazhdon ngushtë mes tyre. Procesi ecen me ritme te ngadalta, ndersa te dhenat e para flasin per rimarrjen e «bastioneve» nga dy kampet kryesore.TiraneNumerohen 683 QV nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. Deri tani PD ka 41.87 perqind te votave, PS 43.3 perqind te votave.LSI grumbullon 4.72 perqind te mbeshtetjes, ndersa PR 1.52 perqind te votave.Ne qarkun e Tiranes do te dalin fitues 32 deputete.BeratNe kete qark jane per t’u numeruar gjithsej 298 qendra votimi. Ne 295 QV te numeruara ne Berat, 47.97 perqind e votave shkojne per PS, 26.67 perqind per PD, LSI ka marre 10.85 perqind dhe PR 5.14 perqind te votave.DiberPD kryeson ne Diber pas numerimit te 240 nga 314 qendra votimi, me 49.02 perqind, ndaj 30.46 te PS,LSI ka marre 5.64 perqind, ndersa PLL 3.13 perqind.DurresNumerohen 281 QV nga 352 te tilla ne qarkun e Durresit. Deri tani kryeson PD me 45.54% perqind te votave, e ndjekur nga PS me 37.24 perqind te votave. LSI grumbullon 7.22 perqind te mbeshtetjes, ndersa PDI ka marre 1.64 perqind, PR 1.91%ElbasanNe 495 nga 550 qe duhet te numerohen gjithsej qendra votimi ne Elbasan, 43.52 perqind e votaveshkojne per PS, 36.83 perqind te votave per PD, LSI 4.53 perqind, PSD 2.13% perqind dhe PR 2.17 perqind.FierNe 351 kuti te numeruara ne Fier nga 488 kuti gjithsej, 48.28% perqind e votave shkojne per PS, 31.86% perqind te votave per PD, per LSI-ne 5.54 ndersa per PDI-ne shkojne 2.65 perqind te votave.GjirokasterNe 274 QV te numeruara ne Gjirokaster nga 285 gjithsej, 45.61% e votave shkojne per PS, per PD 35.71perqind te votave, PBDNJ 5.15 perqind, LSI 1.93, PSD 1.85% dhe PR 1.79%KorceGare e forte ne Korce ku nga numerimi i 375 QV-ve nga 421 gjithsej. Rezultatet jane; Keshtu PD merr 42.4 perqind te votave, per PS-ne 43.57 perqind te votave, LSI 3.18%, PSD 1.3 dhe 1.77 perqind per PBDNJ.KukesNga 209 qendra votimi nga 217 gjithsej kryeson bindshem PD me 57.73 perqind e votave, 20.82perqind per PS-ne, PSD 10.12 perqind dhe 3.08 perqind per PR.LezheNumerohen deri tani 198 qendra votimi ne Lezhe nga 244 qendra gjithsej, nga ku do te dalin 7 deputete fitues.Rezultatet e deritanishme tregojne se PD kane marre 44.9 perqind te votave, PS 30.57%, LSI 3.68 perqind dhe PSD 3.13 perqind.ShkoderPas numerimit te 327 qendrave te votimit nga 413 gjithsej, ne Shkoder kryeson PD me 48.2 perqind te votave duke lene pas PS me 29.94 perqind, PDK 3.04 perqind, LSI 2.65 perqind dhe PR 2.56 perqind.VloreNumerohen 319 QV ne Vlore nga 387 qendra gjithsej, prej nga ku do te dalin 12 deputete fitues. Deri tani PSkryeson me 44.03%, e ndjekur me pas nga PD me 28.17%, PBDNJ 5.99%, PDI 4.44%.Perqindja e partive ne rang vendiPartite PerqindjaPS 40.94%PD 39.87%LSI 4.81%PR 2.09%PSD 1.81%PBDNJ 1.29%PDI 0.92%G99 0.9%PDK 0.86%PAA 0.82%PDS 0.71%Koalicionet ne rang vendiAleanca e Ndryshimit 46.53%Bashkimi per Ndryshim 45.65%A. Socialiste per Integrim 5.57%Poli i Lirise 1.82%Mandate në rang vendi(Partitë)PD 68- mandatePS 64- mandateLSI 4- mandatePDBNJ 1-mandatPDI 2-mandatPR 1-mandatPRRL 0-mandatLDLNJ 0-mandatPKONS 0-mamdatPGJ 0-mamdatMandate në rang vendi(Koalicionet)Aleanca për Ndryshim 71Bashkimi për Ndryshim 65Aleanca Socialiste për Integrim 4Poli i Lirisë 0Mandatet e fituara për cdo Qark në bazë KRIIK e ECA1- Qarku Shkodër, janë gjithsej 11 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 325 kuti nga 413 në totalRezulton se:7 mandate të marra nga PD4 mandate të marra nga PS2- Qarku Kukës, janë gjithsej 4 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 203 kuti nga 217 në totalRezulton se:3 mandate të marra nga PD1 mandat i marra nga PS3- Qarku Lezhë, janë gjithsej 7 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 194 kuti nga 244 në totalRezulton se:4 mandate të marra nga PD3 mandate të marra nga PS4- Qarku Dibër, janë gjithsej 6 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 232 kuti nga 314 në totalRezulton se:4 mandate të marra nga PD2 mandate të marra nga PS5- Qarku Durrës, janë gjithsej 13 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 257 kuti nga 314 në totalRezulton se:7 mandate të marra nga PD5 mandate të marra nga PS1 mandat i marra nga LSI6- Qarku Tiranë, janë gjithsej 32 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 672 kuti nga 826 në totalRezulton se:15 mandate të marra nga PS15 mandate të marra nga PD1 mandat i marra nga PR,1 mandat i marra nga LSI, sipas ECA dhe KRIIK7- Qarku Elbasan, janë gjithsej 14 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 481 kuti nga 550 në totalRezulton se:7 mandate të marra nga PD7 mandate të marra nga PS8- Qarku Fier, janë gjithsej 16 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 337 kuti nga 483 në totalRezulton se:8 mandate të marra nga PS6 mandate të marra nga PD1 mandat i marra nga PDI1 mandat i marra nga LSI9- Qarku Berat, janë gjithsej 8 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 295 kuti nga 295 në totalRezulton se:4 mandate të marra nga PS3 mandate të marra nga PD1 mandat i marra nga LSI10- Qarku Korcë, janë gjithsej 12 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 365 kuti nga 421 në totalRezulton se:6 mandate të marra nga PS6 mandate të marra nga PD11- Qarku Vlorë, janë gjithsej 12 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 308 kuti nga 345 në totalRezulton se:6 mandate të marra nga PS4 mandate të marra nga PD1 mandat i marra nga PDI1 mandat i marra nga PBDNJ12- Qarku Gjirokastër, janë gjithsej 5 mandate për deputet, ku deri më tani janë numëruar 268 kuti nga 285 në totalRezulton se:3 mandate të marra nga PS2 mandate të marra nga PDQendrat e Votimi të numëruaraNga 4753 QV në total janë numëruar deri më tani 4055E djathta vazhdon të prijë, 71 mandateTë dhënat e fundit, të publikuara nga projekti i ECA dhe KRIIK, flasin se rezultatet mes partive sërish kanë ndryshuar. Numërimi i votave herët në mëngjes ka rikthyer numrin e mandateve në 71 për Aleancën e Ndryshimit, ndërsa ka zbritur në 66 mandatet për Bashkimi për ndryshim. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë fituar bastionet e tyre, ndërsa gara vazhdon ngushtë mes tyre në Tiranë dhe Korçë.Të barabartë?Partia Demokratike u ngut paksa kur i ndezi fishekzjarrët. Por, as Partisë Socialiste nuk po i dalin numrat për të festuar. Shqipëria po qëndron e ngrirë në pritje të numërimit të të gjitha votave. Deri në mesnatë, dy partitë kishin siguruar nga 67 deputetë. Për qeveri u duhen së paku 71. Sikurse ndodhë në shumë praktika botërore, në Shqipëri prapë formula zgjedhore duket se do të përcaktojë Qeverinë e re më shumë sesa votat e popullit.Pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën, tri exit poll-et e shpallura nga televizionet shqiptare i dhanë përparësi të dukshme koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kryeministrit Sali Berisha. Kështu, instituti “Gani Bobi” parashikoi se PD do të merrte 76 deputetë. Ndërkohë numërimi i votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rreth 45 për qind të vendvotimeve, ka sinjalizuar një gjendje të barabartë mes dy koalicioneve të mëdha. Si parti politike, PD dhe PS kanë pasur numër të njëjtë të mandateve – nga 67 deputetë.Si koalicione, të djathtët e udhëhequr nga PD-ja, Aleanca për Ndryshim, kanë një mandat më tepër se sa koalicioni i majtë Bashkimi Për Ndryshim: 69 – 68. Kjo ndodh për shkak se partnerët në koalicion të Partisë Demokratike, Partia Republikane dhe PDI kanë fituar nga një mandat, duke e pasuruar koalicionin. Kurse prej partnerëve në koalicion me Partinë Socialiste vetëm Partia e Bashkimit Demokratik të të Drejtave të Njeriut e ka fituar një mandat, që e bën koalicionin Bashkimi për Ndryshim t’i ketë 68 vota. Në bazë të këtyre rezultateve, fjalën vendimtare do ta ketë Lëvizja Socialiste për Integrim, që në këto zgjedhje ka konkurruar si e vetmuar. Në bazë të të dhënave te deri tashme LSI, e udhëhequr nga Ilir Meta, ka siguruar tri vende. Këto tri vende mjaftojnë që edhe PD edhe PS të formonin Qeverinë e ardhshme. Është interesant të thuhet se Ilir Meta tashmë gati e ka të pamundshme që të futet në Kuvendin e Përgjithshëm, sepse është duke humbur në Tiranë. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë iniciativa për formimin e qeverisë i takon Koalicionit ose partisë më të madhe. Që i bie, nëse mbesin këto rezultate, ketë të drejtë do ta ketë koalicioni që i prinë Partia Demokratike. Kjo parti atëherë duhet që të bëjë përpjekje që t’i gjejë diku edhe dy deputetë për ta vazhduar mandatin qeverisës, ose duhet t’i hapë rrugë partisë së dytë më të madhe, që është Partia Socialiste. Koha për të provuar të formohet qeveria është 2 muaj. Ndërsa Ilir Meta, që më gjasë do të jetë çelësi i koalicionit, para zgjedhjeve ka deklaruar se nuk futet me asnjë kusht në koalicion me Partinë Demokratike. Ai e ka lënë të hapur mundësinë për koalicion me Partinë Socialiste, por ka kërkuar që të jetë kryeministër i vendit, gjë që është refuzuar kategorikisht prej Kryetarit Edi Rama. Sipas ligjit, rezultatet paraprake do të duhej të ishin shpallur të hënën rreth orës 17:00. Mirëpo, parashikimet më optimiste thonë se rezultatet do të mund të kompletohen tek në orët e hershme të mëngjesit.Studiuesi Artan Hoxha, një ekspert për statistika duke folur në televizionin Klan, ka thënë se procesi shumë i komplikuar i numërimit i cili nuk është eksperimentuar kur është nxjerrë ligji, po shkakton konsumim marramendës të kohës.Parimisht, do të duhej vetëm ndonjë konspiracion serioz që të tri exit poll’et të dalin të dështuara.Megjithatë, numërimi zyrtar ka frikësuar dominimin e demokratëve të cilët një ditë më parë kishin nisur festimet. Magjia qëndron tek formula zgjedhore “d’Hondt” që aplikohet në këto zgjedhje në Shqipëri, e emërtuar sipas një matematikani belg dhe që aplikohet edhe në 34 shtete tjera. Formula ndanë vendet proporcionalisht duke nisur nga partia me më së shumti vota dhe për pasojë ajo favorizon partitë e mëdha. Formula është bërë kërcënuese serioze e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila ka vazhduar të sfidohet nga pragu prej 5 për qind në Tiranë duke rrezikuar edhe vet Kryetarin Ilir Meta të bëhet deputet. Por, nëse LSI e Tiranës ndodhë të hyjë në Parlament dhe Partia Socialiste ka vetëm një votë më shumë se PD’ja, atëherë Qeveria e Berishës rrezikohet.Filozofi Fatos Lubonja, duke folur për televizionin Klan, ka parashikuar se LSI ka dalë e humbur në vota, por edhe nga roli i përcaktuesit të Qeverisë. Sidoqoftë, çdo gjykim duhet të pres rezultatin përfundimtar. Mund të ndodhë që LSI të bëhet në fakt përcaktuesi i Qeverisë së re. Çfarëdo që të jenë rezultatet finale, vëzhguesit e huaj u kanë dhënë një notë mesatare zgjedhjeve në Shqipëri.Ata kanë thënë se do të ruajnë vlerësimin e tyre final pas mbarimit të numërimit, por kanë thënë se ka pasur përmirësime të dukshme në infrastrukturën ligjore të zgjedhjeve, listat e votuesve, kartat e identitetit si dhe sigurinë e votës dhe transportin e tyre nga ana e policisë.Megjithatë, ata kanë insistuar se askush nuk është dashur të pres se zgjedhjet në Shqipëri do të jenë të nivelit të Holandës apo Zelandës së Re. Sipas tyre problemet në këto zgjedhje kanë ardhur nga politizimi i aspekteve teknike të procesit dhe nga shkeljet e vërejtura gjatë fushatës që minonin besimin e publikut në procesin elektoral. Prapëseprapë, ata kanë vlerësuar se dita e zgjedhjeve ka qenë në përgjithësi e qetë dhe paqësore.Për më shumë, vëzhguesit kanë thënë se mënyra se si kanë shkuar këto zgjedhje nuk do të shtyjë asnjë organizatë të madhe t’i ndalojë Shqipërisë integrimin në to. Filozofi Fatos Lubonja ka thënë se deklaratat jo shumë entuziaste të vëzhguesve të huaj duhet parë edhe nga konteksti europianë. “Për shembull, Europa po ka probleme me fitoret e vazhdueshme të forcave të djathta brenda saj. Po ashtu, diplomatë europianë thonë se tashmë kanë marrë përvoja nga Hungaria dhe Bullgaria se sapo shtetet u integruan, ndaluan reformën e brendshme”, ka thënë Lubonja.