Sali BerishaDal para jush për të falënderuar gjithë përfaqësuesit e të gjitha forcave politike, të cilët menaxhuan sot, të paktën, sipas të dhënave të deritanishme, një proces zgjedhor dinjitoz. Menaxhuan atë në tërësi, me frymën e një bashkëpunimi luajal bazuar në ligjin konsensual të miratuar nga parlamenti shqiptar. Natyrisht, faza në të cilën hyn procesi zgjedhor është dhe faza vendimtare, por para se të bëj komente për këtë, unë dua të falënderoj shumë të gjithë qytetarët shqiptarë që e vlerësuan në mënyrën më serioze këtë proces.Dua t’u informoj se pjesëmarrja në këto zgjedhje përbën risinë më pozitive të tyre. Nuk mund të them shifrën e saktë, por të paktën ajo është 15% më e lartë sesa në zgjedhjet e vitit 2005. Mund të jetë dhe më shumë, por po rezervohem të mos jap një shifër më të lartë.Kanë votuar fuqishëm Tirana, Durrësi, Shkodra Korça, Elbasani, pra në tërësi është treguar një entuziazëm elektoral. Ju kërkoj njerëzisht të mos merrni përqindjen se për secilin prej jush është e qartë që përqindja i referohet 3.1 milionë zgjedhësve dhe të paktën, 1.2 milionë nuk janë në Shqipëri.Ne do të japim përqindjen krahasuese, votimin e 2005 me të 2009-ës, pra zgjedhjet me pjesëmarrje jo të mirë- pavarësisht nga rezultati kush zgjidhet, në çdo proces zgjedhor, dikush fiton dikush humbet, – që në të vërtetë të duken si zgjedhje me ngërç.Zgjedhjet me pjesëmarrje të gjerë janë zgjedhjet ku sovrani flet fuqishëm në mënyrë vibrante optimiste, entuziaste me zërin e tij dhe kjo pra është meritë e çdo qytetari shqiptar që ka marrë sot pjesë në votime.Qendrat e votimit do të mbyllen, sepse orari kështu e përcakton, por procesi do të vazhdojë ku ka njerëz në radhë.Fat i madh që këto zgjedhje siç mund ta keni konstatuar, kanë qenë më të thjeshtat, me një fletë votimi, vërtetë një lehtësi e madhe për qytetarët. Zgjedhjet nuk janë karakterizuar nga radhë të mundimshme shumë-orëshe, kanë ecur më mirë se çdo proces që kemi zhvilluarFaza më e rëndësishme edhe më delikate, është faza që vjen , por unë kam besim të plotë, së pari tek komisionerët të cilët e menaxhuan me dinjitet procesin elektoral. Me shkallë të lartë përgjegjësie ligjore zbatuan ligjin dhe kanë meritë të veçantë.Së dyti, kam besimin më të madh tek forcat e policisë, policia e shtetit. Siç jeni dëshmitarë, në këtë fushatë, ka pasur zero implikim të forcave të rendit në procesin elektoral, madje shumë prej tyre mund të kenë mbetur pa votuar për shkak të detyrës, sepse janë transferuar në rrethe të ndryshme.Kam besim të plotë se në traditën e tyre të shkëlqyer, edhe të vitit 2005, edhe të vitit 2007, ata kanë bërë transportin e përkryer të materialit.Së treti, besimi më i madh është tek numërimi që do të jetë elektronik dhe mund të ndiqet. Mora vesh se në Fier mund të ndiqet nga qendra e qytetit për shkak të një ekrani të madh që kanë vendosur; pra do të jetë votimi më transparent, më modern që është bërë ndonjëherë.Ndaj dhe shpreh bindjen time se detyrimet e mbetura do të përmbushen me shkallë të lartë përgjegjësie dhe dinjiteti.Së fundi, do të theksoj se në këto zgjedhje nuk ka të humbur, janë zgjedhje vetëm me të fituar, sepse Shqipëria europiane është Shqipëria e të gjithë qytetarëve shqiptarë, këtu s’ka vend për asnjë lloj komenti.Ndaj dhe unë do t’i ftoja të gjithë qytetarët që të ndjekin rezultatin me maturi, me qytetari, pa krijuar idera të triumfatorëve dhe humbësve. Në fakt, nuk është kështu, e them me bindje, e kam përsëritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë fushatës, këtu fiton çdo qytetar shqiptar me projektin europian, të cilin siç duket e kanë shumë për zemër.Pres me qetësi në zyrën time rezultatin deri në orët e vona, se unë e kam ditën e gjatë deri nga ora 2 – 3. Të gjithë duhet të ndjekin këtë rezultat me vëmendje, me interes, me dinjitet, siç u ka hije.