Zelanda e Re njeh Republikën e Kosovës

Zelanda e Re njeh Republikën e Kosovës

Njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti , si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër. Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për opinion. Zelanda e Re është shteti i 63 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.