Vërshimet nga shiu në Shqipëri

Vërshimet nga shiu në Shqipëri

Ministria e Brendshme ka permbledhur ne nje tablo te pergjithshme situaten ne zonat e permbytura deri pak pas mesdites se sotme.Sipas nje deklarate te publikuar nga kjo ministri, duket se zona me e prekur eshte ajo e komunes se Dajcit ku 2000 ha toke jane te permbytur plotesisht, ndersa 1187 shtepi jane prekur.Edhe Bashkia e Shkodres ndodhet ne nje situate te rende pasi jane permbytur ne total 250 ha toke, 330 shtepi, ndersa 586 persona jane evakuuar. Ne komunen e Anes se Malit, 1200 ha jane nen uje bashke me 180 shtepi, ndersa 282 persona jane evakuuar.Ne total, ne gjithe qarkun e Shkodres jane permbytur 10 mije ha, 4755 jane te evakuuarit, ndersa 2473 shtepi jane perfshire nga uji. /tch/