Kosovarët sot sërish dalin në zgjedhje. Kësaj here vetëm në ato komuna në të cilat në rrethin e parë, të zhvilluar më 15 nëntor, asnjë nga kandidat për kryetar komune nuk ka arritur të sigurojë mbi 50 për qind të votave të zgjedhësve të dalë në votime. Duke nisur nga ora 7:00 e mëngjesit, janë hapur kutitë e votimit në 21 komuna dhe sipas informatave të para nga korrespodentët tonë deri tash nuk ka pasur probleme në këtë drejtim. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për raundin e dytë, kurse Policia e Kosovës ka premtuar se do të angazhojë rreth 4 000 mijë zyrtarë policorë në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Në garën e balotazhit do të garojnë këta kandidatë për kryetarë të komunave: Hani i Elezit: Kandidati i pavarur Rufki Suma – Mehmet Ballashi PDK Junik: Agron Kuçi AAK – Tahir Isufaj LDK Malishevë: Isni Kilaj PDK – Januz Kastrati LDK Vushtrri: Bajram Mulaku PDK – Muharrem Shabani AAK Viti: Sokol Haliti LDD – Nexhmedin Arifi PDK Therandë: Blerim Kuçi AAK – Ramë Vata PDK Shtërpcë: Bratisllav Nikoliq SLS – Beqir Fejzullahu PDK Prizren: Ramadan Muja PDK – Hanefi Muharremi LDK Besianë: Agim Veliu LDK – Muhamet Latifi PDK Pejë: Ali Berisha AAK-ja – Elmi Berisha LDD-AKR Gjilan: Qemajl Mustafa PDK – Fatmir Rexhepi LDK Sharr: Salim Januzi PDK – Halim Shemsidini LDK Burim: Fadil Ferati LDK – Naim Imeraj AAK Kaçanik: Xhabir Zharku PDK – Tahir Çaka AAK Klinë: Sokol Bashota PDK – Enver Berisha AAK Dardanë: Begzad Sinani PDK – Shaip Surdulli LDK Mitrovicë: Avni Kastrati PDK – Nexhmedin Spahiu AKR-LDD Lipjan: Shukri Buja PDK – Imri Ahmeti LDK Artanë: Bajrush Imeri LDK – Radovan Deniq SNSD Kastriot: Haki Mjeku PDK – Mehmet Krasniqi LDK Rahovec: Qazim Qeska PDK – Ibrahim Kryeziu LDK