Topi: Rajoni duhet të mbështesë Kosovën

Topi: Rajoni duhet të mbështesë Kosovën

Topi i ka bërë këto komente në Durrës pas takimit me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Presidenti shqiptar e ka theksuar nevojën për mbështetje më të madhe ekonomike dhe politike për Kosovën. «Është e domosdoshme që Kosova të jetë në rendin e ditës të takimeve rajonale dhe forumeve, si dhe të përfshihet në projektet rajonale, në mënyrë që të kontribuohet për bashkëpunim më të mirë në Ballkanin perëndimor dhe integrimin e përbashkët në strukturat euroatlantike», tha presidenti i Shqipërisë./rel/