Ndonese ka qene i ftuar, Presidenti i Republikes Bamir Topi ka bojkotuar nje samit te krereve te shteteve te Evropes Juglindore qe zhvillohet ne Novi Sad. Mospjesemarrja e Topit lidhet me mosftimin e Kosoves ne tryeze. Samiti do te zhvillohet me 18 dhe 20 qershor dhe do te flitet per politikat ekonomike, energjitike te rajonit.Ne samit do te marrin pjese presidenti austriak, presidenti bullgar, ai kroat, moldav, cek, maqedonas, italian, slloven, sllovak, ukrainas dhe presidenti boshnjak. Presidenca serbe nuk e ka komentuar mungesen e Topit, por mendohet se shkak te jete bere mosftesa e homologut kosovar, Fatmir Sejdiu.