Takim përkujtimor në ditëlindjen e 18-të të Lejlës!

Takim përkujtimor në ditëlindjen e 18-të të Lejlës!

Ne perkujtimin per Lejlen u tubuan ndihma per femijët e varfër në Kosovë
Vajza shqiptare Lejla Selaci e cila u vra nga terroristi Anders Behring Brevik me 22 korrik në masakren e Utøyes në Norvegji kishte sot me 9 janar datlindjen e 18. Mbi 300 njerz, ndër ta antar të families, antar të partis së punës së Norvegjis, shoqeri dhe njerz tjer u takuan të shtunën në shkollen fillore Borge të Fredrikstadit në një mbrëmje përkujtimore duke shpalosur shumë arritje të Lejles si në sferen publike ashtu edhe në atë private.
Në këtë mbrëmje gjithashtu u derdhën një shumë e konsiderushme e parave në fondin >>Lejla Selaci<< Të gjitha paratë i dedikohen fëmive varfnjak në Kosovë. Kjo ishte edhe dëshirë e Lajles para se të vdiste.
Në mesin e shumë gazetarve dhe mediava norvegjeze ishte edhe televizioni publik NRK me gazetarin Shemsi Bunjaku. Këtu mund të shiqoni reportazhen që u publikua në televizionin NRK./sh.r/Kosovalbaner.cm/