z. kryeministër hapi takimin duke na falënderuar për interesin dhe duke çmuar shumë punën që bëjmë për të rinjtë dhe studentet shqiptar këtu në Norvegji. Më një afërsi shume shoqërore krijoj një atmosferë të pa përshkruar. Pastaj filluam prezantimin secili prej nesh dhe vazhduam te diskutojmë lirshëm për preokupimet tona si mërgimtar.
Disa nga temat qe u diskutuan ishin, afërsi më të afërt më ministrin e arsimit dhe shkencës për bashkëpunime në projekte të ndryshme në të ardhmen, njëherë kontakt më universitetet shqiptare që të jemi pike për konsultime për studentet që dëshirojnë te studiojnë në Norvegji, pastaj folëm pak për planet e republikës për mërgimtarët ne anën kulturore ku morëm përgjigjen se po bisedohet që të te krijohen disa pilot projekte për hapjen e konsullatave kulturore neper vende të ndryshme. Gjithashtu folëm pak për ekonomin dhe çka ofron shteti shqiptar për investitorët e huaj ku përpos taksave më të volitshme gjithashtu ofron dhe siguri dhe infrastrukturë. Pastaj vazhduam bisedën mbi turizmin dhe ne fund na u dha rasti te ishim pak social me të.
z. kryeministër na premtoj përkrahje institucionale dhe na udhëzoj qe të jemi urë lidhëse mes popullit shqiptar dhe atij norvegjez njëherë na ofroj që të kemi një kontakt më të afër më ambasadorin ne Suedi z. Ruhi Hado.
Duke na uruar shume sukses dhe me shpresë qe te shihemi prapë, ne u përshëndetëm dhe përfunduam takimin. Njëherë dua ta ceki thjeshtësinë e tij dhe një gjest i tij ne fund qe na la përshtypje ishte përcjellja sipas traditës shqiptarë deri jashtë derës!
Falënderojmë përzemërsisht z. Kryeministër dhe ambasadorin qe gjeten kohen për ne!