Nobelisti Ahtisaari do të mbajë edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të dielën, ndërkaq, ish i dërguari i Bashkimit Europian në zgjedhjen e statusit të Kosovës, Wolfgang Ischinger, do ta takojë Presidentin Fatmir Sejdiu. Po të njëjtën ditë, pra të hënën, në Prishtinë mbahet edhe takimi i radhës i Grupit Drejtues për Kosovën, një organ ky që mbikëqyr implementimin e Pakos së Presidentit Martti Ahtisaari. Në takimin e Grupit Drejtues për Kosovën, do të jetë i pranishëm edhe ish-kryenegociatori, Ahtisaari.