Këtij akti solemn i paraprinë përfundimi i sotëm i procesit të demarkacionit të kufirit mes të dy vendeve. Ndërkohë nesër parlamenteve të të dyja vendeve do tu propozohet për miratim dokumenti mbi përfundimin e shënimit të vijës kufitare dhe më pas pason nënshkrimi i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike nga ministrat e jashtëm të të dyja vendeve. Vendosjen e marrëdhënieve diplomatikes me Shkupit dhe Prishtinë e ka paralajmëruar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.“Marrëdhëniet diplomatike do të instalohen shumë shpejtë në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë. Unë dëshiroj të falënderoj Maqedoninë për njohjen që i ka bërë Kosovës, dhe natyrisht në raportet e ndërsjella të interesit të përbashkët. Këto raporte vetëm sa do të njohin avancimet dhe çështja e demarkacionit është një çështje për të cilën është diskutuar dhe punuar më tepër gati se 1 vit e gjysmë. Është një proces i ndjeshëm por ka vullnet të mirë të dy anshëm shpejtë, pra kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt”, deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.Shënimi i vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës ka nisur në shtator të vitit të kaluar, kufiri në fjalë ndahet në 4 zona. 70 shtylla të mëdha dhe 330 të vogla të cilat shënojnë vijën kufitare të Maqedonisë me Kosovën. Ndryshe Maqedonia ka njohur Kosovën si shtet i pavarur para një viti, gjegjësisht më 9 tetor të 2008. Bedri Rexhallari