shtesë Pas shpalimit të dokumentit mbi Agjentët Norvegjez mbi pjesëmarrjen e tyre në Aktivitetet Sekrete në Kosovë, Gazeta e njofur Dagblated ka zbuluar edhe një dokument tjetër. Pohimi i Agjentit Sekret i cili kishte shërbyer në Kosovë se “Qeveria ka dashur vetëm të siguroj trupat e saja paqëruajtëse përpara se ato të arrijnë në Kosovë” është e saktë mirëpo se prania e Agentëve Sekret nga Norvegjia në Kosovë daton qënga vitet e 90´ta. Grupi i agjentëve Norvegjez i ashtuquajturi E
14 kishte analizuar situatën në Kosovë dhe kishte njoftuar Qeverinë mbi situatën që ishte duke u zhvilluar në Kosovë. Poashtu kishte analizuar edhe personalitetet të cilat atëkohë ishin në krye të popullatës Shqiptare nga Kosova. E-14 kishte përpiluar analizën e cila kishte zgjedhur Ibrahim Rugovën si politikan i vetëm në Kosovë i cili është në gjendje të krijoj një Stabiltet në Kosovë. Kjo analizë nga E14 ishte dërguar edhe në Agjensitë e njofura sekrete Evropiane dhe ato Amerikane, mirëpo Agjensitë sekrete nga Amerika kishin refuzuar planin e E14 duke theksuar se një planifikim i tillë nuk është një qështje e Norvegjisë por një qështje e NATO-s. Më vonë NATO kishte zgjedhur raportin e Agjentëve të Norvegjisë si një Raport të sukseshëm. KJETILSTORMARK/dagbladet.no/KOSOVALBANER.COM/
Në foto shihët ministri punëe të jashtme Knut Vollebek ,presidentii ndjer Ibrahim Rugova dhe disa nga norvgjez qe ishin deshmitar të shumë masakrave te bëra nga milicia serbe
Sipas gazetës VG norvegjeze kjo organizat e ashtuquajtura K14 kishte 140 anëtar femra dhe mashkuj të cilët kan veprue ne 9 shtete te ndryshme.Ata ditën të prezntohën,si gazetar,mësues,prift etj
Si rezultat i tyre shihet edhe zbulimi që kishin për Irakun ,se ne Irak nuk kishte armatim për shkatrrim në masë.
Këtu shihet shefi i K14 Ola Kaldager me tre anëtarët e vet,duke i percjell për balkan.Foto emarr nga VG 05 maj 2011