«Nuk është thënë rastësisht se kur promovohet një libër, ka festë edhe qyteti, ka festë autorja dhe adhuruesit e fjalës së bukur artistike. Festë kanë figurativisht vargjet dhe shkronjat.»
Në lokalet e shoqates Besa në Oslo dhe nën patronazhin e shoqatës më të vjetër shqiptare në Norvegji, Rilindja, u mbajtë edhe një paraqitje libri. Kësaj radhe nga krijuesja Myrvete Mehmeti, autore kjo që me vitin 2010 kishte botuar librin e parë «Aty ku janë të ngujuara lumnitë» dhe tani promovon librin e saj te dytë»Kuajt e Mjegullës»
Libri i saj me mbi 200 faqe poezi, të motiveve te ndryshme, të larmishme përmes së cilës poetja ka shfaqur botën e saj të thellë meditative.
Prandaj, botimi i çdo teksti poetik me vlerë të qëndrueshme letrare është një ngjarje e veçantë, jo vetëm për autoren, por për këtë pjesë të letërsisë shqipe që zhvillohet në Norvegji.
Pra promoivimin e këtij libri e ka organizuar Shoqata Rilindja e themeluar ne vitin 1988, ne bashkpunim me shoqatën Besa.
Autoren Myrvete Mehmeti, e përshëndetën shumë të pranishëm duke e vlerësuar mjaftë lartë veprën e saj krijuese me paraqitjen e saj ne librin Kuajt e mjegullës.
Prezenca e artëdashësit të madh, socilologut dhe tani i akredituar ambasador i RM-së në Norvegji, z. Enver Abdullahi e bëri edhe më madhështorë këtë tubim me shum krijues të tjerë pjesmarrës në promovim. Poashtu pershendetje per autoren kishte edhe nga Shkolla Shqipe»Naim Frashëri në Oslo , ku mësuesi Imri Trena vlerësoi shumë punën e organizatorëve që po ndihmojnë krijuesit shqiptarë që të promovojnë veprat e tyre letrare.
Më pastaj fjalën e mori edhe kryetari i shoqatës Rilindja, z. Rexhep Shehu ku në pika të shkurtëra bëri një përshkrim kronologjik për aktivitet e kësaj shoqate nga viti në vitë për 24 vite egzistence.
U përshëndet e dhe puna e kryesisë Besa, e cila shoqatë po kontribon shumë ne mundesimin për ti tubuar shqiptarët në një vendë. Ishte mikëpritës i aktorit të popullit, Reshat Arbana, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaqi, ardhjes te ambasadorit nga Maqedonia, z. Enver Abdullahut, Profesor dr. Nusret Pllana e shumë organizimie të tjera për një kohë shumë të shkurtër pasi që kjo shoqatë u themelua para dy viteve.
Programi u moderua nga Njomza Berisha njëhrit edhe moderatore edhe në Radio Rilindja, në Oslo.
Ishin 3 krijues që u paraqiten vëzhgues të librit dhe kush me pak dhe kush me gjatë bëri shpalosjen e përmbajtjes të gjithë librit Kuajt e mjegullës. Duke filluar nga mr. Ramiz Kuqi, pastaj Hysen Berisha dhe ne fund Imri Trena.
Poashtu edhe recitimet profesionale nga ana e aktorit të poasardhur nga vendlindja, Mirsad Iseni i cili dha një hijeshi poezive të autores e bëri edhe më madhështori këtë tubim promovimi. Ai u paraqit ne skenë disa herë me leximet e poezive ku dhe lexoi disa fragmente nga poezit e të madhit MIhail Lermontov.
Metush Bajrami para te pranishmëve prezantoi biografinë e autores, dhe më pastaj në projektor u paraqitën vargjet e autores te recituare nga vet ajo dhe të përcjellura me ritme medituese dhe foto te ndryshme fizionatyrore, personale dhe punime te ndryshme.
Autorja i përshëndeti gjithë ata që e ndihmuan në realizimin e promovimit të librit të saj, poashtu edhe gjithë ata që e nderuan me pjesmarrjen e tyre në këtë promovim dhe familjen e saj qe ishin ardhur nga suedija e gjermanija.
Dhe në fund të programin pasoj koteji i siguruar nga familja e Myrvetes dhe u kënduan disa këngë te Osman Shehut, kurse Nazire Jaha, këngëtare e njohur sëbashku me Ramë Gashën i kënduan disa këngë me qifteli kushtuar Mitrovicës, Kosovës, dashuris e kështu me radhë.
U bënë shumë foto, ku një pjesë do ti publikojmë në facebook ne faqen e portalit tonë, ALBANER.NO dhe Radio Rilindja
Metush Bajrami, Oslo