“Shkupi 2014” në Gjykatën Kushtetuese

“Shkupi 2014” në Gjykatën Kushtetuese

Sipas Grcev, nisma e tij për anulimin e këtij projekti qeveritar dhe komunal në Shkup u bë për shkak se plani për dukjen e re të kryeqendrës është bërë duke u bazuar në rregulla joekzistente ligjore dhe duke mos i respektuar procedurat ligjore.“Procedura e shkurtuar e miratimit të këtij projekti nuk ekziston në legjislacionin tonë. Procedura e shkurtuar për miratimin e planeve urbanistike ishte shlyer nga ligji në qershor të vitit 2009. Qeveria në këtë rast gaboi pikërisht në procedurat që ajo vetë i krijoi”, sqaroi arkitekti Grcev.Ndërkohë, pritet që edhe organizatat joqeveritare shqiptare «Zgjohu» dhe «Realiteti» të dorëzojnë nismën për anulimin e këtij projekti nga Gjykata Kushtetuese.