Shkup: Kapet me 65 kg drogë sekretari i ambasadorit shqiptar në Maqedoni

Shkup: Kapet me 65 kg drogë sekretari i ambasadorit shqiptar në Maqedoni

TURQI-Nje skandal droge ka perfshire radhet e diplomacise shqiptare. Sekretari i Ambasadës shqiptare në Maqedoni është kapur me drogë në Turqi. Burime konfidenciale nga Policia bënë të ditur se Agim Haxhiu sekretar i dyte i ambasadës shqiptare në Shkup është kapur nga skuadra e antidroges turke ne daten 2 Maj me 65 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë. Lajmi eshte bere i ditur vetem sot, por nuk dihet nese ka dhe te arrestuar te tjere nga ky operacion. Droga është gjetur pas një kontrolli nga policia turke në makinën me targa diplomatike me të cilën po udhëtonte Haxhiu. Sasia prej 65 kg e heroinës ka qënë për shitje, vlera e të cilës mund të kapte shifrën e 650 mijë dollarëve. Haxhiut iu vunë prangat nën akuzën e veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet janë zgjeruar, pasi Haxhiu i cili lëvizte lirisht në statusin e sekretarit të ambasadorit, mes Shqipërisë, Maqedonisë e Turqisë mund të jetë pjesë e një grupi të mirëorganizuar që trafikojnë lëndë narkotike në rajon. E kontaktuar me telefon nga Neës24, ambasada shqiptare në Turqi shprehet se nuk ka dijeni për lajmin. Kjo nuk është hera e parë që punonjës të ambasadave shqiptare kapen me pluhurin e bardhe, duke u “fshehur” pas targave diplomatike.