Shkup, Ivanov 1 milion dollarë amerikan për tu bërë president !

Shkup, Ivanov 1 milion dollarë amerikan për tu bërë president !

SHKUP- Partitë politike në Maqedoni dorëzuan dje raportet financiare para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Nga të dhënat rezulton se fushata zgjedhore e presidentit të ri maqedonas Gjorgji Ivanov ka kushtuar 1 milionë dollarë. Sipas raportit financiar të partisë VMRO-DPMNE të cilës i takon presidenti aktual gjysmë milion euro janë shpenzuar për reklama televizive, ndërsa rreth 150 mijë për kapela, stilolapsa, ombrella dhe gjëra të ngjashme. Partia opozitare LSDM për kandidatin e saj presidencial, Lubomir Fërckovski ka shpenzuar 148 mijë euro nga buxheti i partisë dhe 400 mijë euro shpenzime tjera kanë qenë donacione. Kandidati shqiptar i Demokracisë së Re, Imer Selmani shpenzoi 180 mijë euro, ndërsa ai i BDI-së rreth 20 mijë euro, edhe atë nga donacionet. Mediat maqedonase informojnë se më pak kanë shpenzuar kandidatët presidencial, Nano Ruzhin dhe Mirushe Hoxha. Nano Ruzhin ka deklaruar se ka shpenzuar vetëm 6 mijë euro, ndërsa Mirushe Hoxha e vetmja femër kandidate për postin e presidentit ka shpenzuar vetëm 4.700 euro. Vetëm kandidati i pavarur presidencial, Lube Boshkovski akoma nuk ka dorëzuar raportin financiar deri të Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.