Shkolla Shqipe

 

14  Janar  1995,  Dita  e  themelimit  të  lidhjes  së arsimtarëve shqipëtar

“Naim  Frashëri” dega  në Norvegji

Rreth viteve të 68-tetave. në Norvegji arriten shqiptarët kryesisht nga Maqedonia, Prespa, Manastiri,Tetova, Shkupi etj. Së bashku me një numër më të vogël  edhe  nga  Kosova.Vitet 80-81 e gjithë Kosova u ngrit në këmbë. Pasuan  represionet  dhe dhunë  e egër  sllave kundrejt shqiptarëve. Shumë të rinjë,po edhe të tjer të ndjekur politik lanë trojet e veta dhe ikën në Europë. por edhe në Norvegj i. Ishin azilkërkuesit thuaj se të parët,fatkeqësisht-jo edhe të fundit,vitet 1988-89-Kosova serish në këmbë. Populli shqiptarë i thoshte jo-Sërbisë.

Ndjekjet,burgosjet,dhe vrasjet ishin të përditshme. Në Norvegji cdo ditë rritej numri i atyre që vinin. Rreth viteve 1992/93,shifra e azilkërkuesve arriti mbi 10 mijë,të gjithë e përjetuan rëndë atë dyndje të madhe të shqiptarëve.

Paralelisht me atë dyndje dita-ditës rritej edhe numri i fëmijëve dhe i nxënësve shqiptarë, lindi nevoja për themelimin e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Norvegji ishte imperative i kohës, ishte mëse e nevojshme.

Me themelimin e kësaj lidhje filluan zhvillimet e aktiviteteve të duhura kombëtare pothuajse kudo në Norvegji, andaj me 14 Janar më 1995 me propozimin dhe udhëzimin administratie të qeverisë së atëhershme, të Republikës së Kosovës, nga ministri Dr. Muhamet Bicaj, dhe me shkresën udhëzuese të Merimon Brahës, të cilët kohë pas kohe dërgonin dokumentacione të nevojshme, projekt programe, plane të punës.  dokumente  të  cilat  u prezantuan në Këshill in Nisëmtar i përbër nga Prof.Tahir Haziri, Prof.Bajram Gega, Prof.Bujar Zhuri, Rexhep Kurtishi, Luljeta Kelmendi, Ramush Zharku. Teuta Zekaj.

Ky këshill thirri kuvendin e parë themelues ku morrën pjesë miq të ftuar pedagog të profileve të ndryshme të ardhur nga viset e ndryshme të vendbanimeve të Norvegjisë. Në kuvendin e parë zgjedhor të udhëhequr nga Prof Bajram Gega së pari u miratua statute dhe rregullorja, u zgjodh kryesia e re, dhe organet tjera të këtij asosacioni. Kryetari  i parë i lidhjes së arsimtarëve shqipëtar u zgjodh Prof.Tahir Haziri, me një përvoj mbi 25vjecare me punën e mësimdhënjes në Kosovë.

Bajram Gega u zgjodh kryetar i Këshillit pedagogjik. Bujar Zhuri sekretar, Rexhep Kurtishi arkatar. dhe antarët të tjerë të kryesisë u zgjodhën: Teuta Zekaj, Demir Vladi. Azem Gjonbalaj, Sabit Velici. Selim Kutleci nënkryetar me mandate dy vje9ar. Mihrije Prekazi. Fadil Shehu.

Që nga dita e parë e themelimit të këtij asosacioni në Norvegji kryesia zgjodhi  amblemën  e  bukur të LASH’it “Naim Frashëri” në Norvegji, si dhe u krye regjistrimi i LASH’it, tek organet administrative Norvegjeze, u shtypën librezat për antar të kësaj lidhje, dhe këto i punoj një aktivistë i dalluar Ejup Gashi, dhe pastaj në emër të lidhjes së arsimtarëve organeve Norvegjeze iu dërgua një shkresë në të cilën kërkohej mundësia për organizimin e mësimit plotësues për fëmijët e trevave të ndryshme nga vinin prindërit e tyre, por jo vetëm nga Kosova, por nga të gjitha viset Shqipëtare.

Sigurimi i teksteve mësimore, fillimisht punohej me tekste të fotokopjuara qe vinin nga Ministria e Republikes së Kosovës e asaj kohe, kurse prej vitit shkollorë l996 deri në 2004 punohej me tekste mësimore të botuar në Zvicër e ato quheshin:

Zemra ime 1

Zemra ime 2

Zemra ime  3

Zemra ime  4

Zemra ime 5

Zemra ime 6

Këto tekste siguroheshin nga kryetari i Lash’it  Z.Tahir Haziri.

Fillimisht në Lidhjen e arsimtarëve shqiptar u antarsuan 112vetë. prej tyre 27 me pregaditje superior, 33 me shkollë të lartë, 18 me normale, 34 me profesione të ndryshme kualifikuese prej tyre 92 ishin të kyqur në mësimin plotësues nëpër shkolla Norvegjeze, dhe paguheshin nga shkollat kn ata punonin. Në kryeqitetin e Oslos të Norvegjisë, nuk financohej mësimi nsa organet Norvegjeze shkaku se në Oslo kishte mbt 100 nacionalitete të ndryshme.

Emrat që lidhen me themelimin dhe aktivitetin e lidhjes së arsimtarëve shqiptar në Norvegji janë: Tahir Haziri, kryetar i këtij asosacioni. Betri Paci, kryetar i Lash’it në Suedi. Muhamet Bicaj që ishte Minister i Arsimit në atë kohë, Meriman Braha, kordinator i mësimit plotësues për Diaspor, Selim Kutlesi. Gant Bajska, Ibrahim Egriu. Nufri Lekaj. Fatmir Zymberi. ish kryetar i LDK’sé në Oslo. Enver Seferi, Ejup Gashi, / aktivist i dalluar i Qështjes Kombëtare.

Më 19 dhjetor 1997 u mbajt Kuvendi i dytë zgjedhor. kryesia mori disa antarë të ri si: Prof Tahir Haziri me mandate katër vjecar. Rrahim Përcuku (antar), Azem Gjonbalaj (nënkryetar). në këtë kuvend për të gjithë ishte mandate katër vjecar. Po në këtë vit, pas dy vite të themelimit me ndihmën e organevc arsimore norvegjeze filluan aktivitetct e mësimëdhënies së Gjuhë Shqipe pothuajse në të gjitha vendbanimet kn banonin bashkëatdhetarët tanë. Motoja e arsimtarëve ishte të ndihmohen nxënësit gurbeqar. që most ë harrojnë  gjuhën e tyre amtare duke u aftësuar në

shkrim, lexim, po këta nxënës mësonin, për Historinë Kombëtare, Kulturën, Doket dhe zakonet tona. të cilëve Organet Norvegjeze u dolën në ndihmë sidomos atyre fëmijëve që mësonin jashtë Oslos. Qëllimi i themelimin të lidhjes së arsimtarëve është përfshirja e fëmijëve nga trojet e ndryshme shqiptare, për këtë arsye Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës. lëshoj një udhëzim për punën e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Diaspor. Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës në vitin 1990. ishte kompetente për organizimin dhe mbikqyrjen e procesin arsimor, st në Kosovë ashtu edhe në Diasporë.

  • Shkolla shqipe në Disaporë hapet  me lejen  e Ministrisë së Arsimit ndërsa shkollat që janë organizuar në baza vullnetare, individuale,  nëpër shoqata apo klube duhet të kycen në rrjetin e rregullt shkollor. Në atë udhëzim  administrative po ashtu thuhej se në  shkollën Shqipe të mësimit plotësues do të punohet me planprograme unike në lëndët Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Art Muzikor, Art Figurativ, Histori, Gjeografi, plan programet aprovoheshin nga Ministria e
  • Në shkollë duhet regjistruar të gjithë fëmijët shqiptar të moshës shkollore nga gjitha viset shqiptare st nga Prespa deri në
  • Mësuesit në procesin mësimor zgiedhen dhe emrohen nga Ministria e Arsimit të Kosovës, dhe askush pa kualitete të dëshmuara patriotike dhe profesionale nuk mund të punoj me nxënësit.
  • Me nxënës nuk mund të punojnii as arsimtarët që paarsye i kanë Iënë nxënësit e tyre në Kosovë.
  • Arsimtarët që do të emrohen nga Ministria do të kenë vendime përkatëse dhe kohëzgjatjen e ushtrimit të detyrës në botën e
  • Nxënësit që vazhdojnë rregullisht mësimin e organizuar nga Ministria në fund të vitit do të marrin libreza me suksesin përfundimtar.
  • Arsimtarët duheshin të antarsohen në lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri’ dhe bashkë me këshillat e prindërve ngarkohen me punën e procesit mësimor.
  • Këshillat e prindërve organizoheshin për ti ndihmuar arsimtarët në regjistrimin e nxënësve. Arsimtarët të cilët janë angazhuar në organizimin e mësimit në mënyrë të pavarrir kanë bë punë të mirë, dhe duhet ti lëvdojmë për punën e tyre humanitare dhe profesionale. por ata angazla imin e tyre të mëtutjeshëm duhet ta kordinojnë me përgjegjës it e arsimit për Diasporë.
  • Ministria e Arsimit nuk ishte në gjendje që ti paguaj arsimtarët për punën e
  • Organizimi i procesit të mësimit. mundësisht të bëhet në objekte shkollore dhe për këtë kërkohët leja nga organet shkollore ose
  • Të gjitha subjekuet politike dhe jo politike si dhe qytetarët e vullnetit të mirë duhet të japin kontributin e tyte të plotë në ndërtimin e sistemit shkollor, që përmes tij të kryejnë detyrën profesionale, humanitare dhe patriotike ndaj Republikës së Kosovës. Pra ky ishe Udhëzimi Administratie i lëshuar nga ish Ministrai e Arsimit të Kosovës, si fletë qarkore në tërë Diasporën.

Në fillim të vitit shkollor 1995 ishin 307 nxënës në Norvegj i të cilët mësonin mësim plotësues, vetëm 23 arsimtar të kyqur. në vitin 1996 numri i nxënësve arriti në 567, 38 arsimtar punonin me ta dhe ishin punësuar në 29 shkolla. Në vitin shkollor 1996/97.  numri  i  nxënësve arriti në 793, me ta punonin 52 arsimtar, mësimi Zhvillohej në 45 shkolla. Në vitin 1997/1998 numri i nxënësve ishe 960, kurse i arsimtarëve ishte 61. Duke punuar në 49 shkolla në vitin shkollor 1998/99 të punësuar ishin 66 mësimdhënës kurse numri i nxënësve ishte 1 070. Aty punohej në 52 shkolla, në vitin 1999/2000 ishin 78 mësimdhënës të punësuar 1482 nxënës, dhe punonin në 58 shkolla. Në këtë vit shkollor me ardhjen e refugjatëve të ikur nga lufta dukshëm u shtua numri i nxënësve dhe i arsimtarëve. Arsimtarët pranoheshin në  mardhënie  pune.  dhe pranimi i tyre u behej nga organet norvegjeze ku ata shpallnin konkurs për vende të lira të punës, dhe kërkonin nga LASH’i që të japin pëlqimin për punësimin e konkurentëve. Mësimi plotësues, zhvillohej në lokalet shkollore Norvegjeze me nga dy/tri orë në javë. Puna e personelit arsimor vlersohej në bazë të raporteve të punës që ata i dorzonin në LASH dhe hospitimeve nga radhët e këshillit pedagogj ik në orët e arsimtarëve. 85% të arsimtarëve për çdo vit shkollor i dorzonin raportet e punës, dhe pothuajse të gjithë iu përgj igjënin kërkesave të LASH’it, por një pjesë e vogë1 nuk dorzonin raporte dhe as dëshmi për kualifikimin e tyre profesional, por sidoqoftë edhe ata punonin me fëmijët shqiptar.

Shkolla shqipe në Oslo

Themeluesit e kësaj shkolle ishin Prof. Tahir Haziri, Bajram Gepa, Selim Kukleci, Rexhep Kurtishi, Luljeta Kelmendi. Ramush Zharku.

  • Mësimi plotësues në shkollën shqipe “Naim Frashëri” në Oslo, mbahej prej ditës së themelimit të LASH’it. nga se aty u vendos të themelohet një shkollë shq ipe në Oslo.
  • Mësimi plotësues mbahej në tri orë në javë, dhe me tri paralele, mësimet  në Oslo i vijonin 78 nxënës dhe me ta punonin katër arsimtar siç ishin: Rexhep Kurtishi, Luljeta Kelmendi. Antîgona Qenaj. Nexhmije Mazrekaj, (një pedagoge shumë e pregaditur).
  • Mësimi plotësues në Oslo, organizohej në tri nivele: në nivelin e ulët, të mesëm, dhe të lartë. Në vitin 1996/97 numri i nxënësve në Oslo arrin në 104, dhe shtohet numri i mësimdhënësve me dy mësues siç ishin: Isuf Haklaj. dhe  Igballe
  • Në mësimin plotësues mësoheshin pes lëndë: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Histori Kombëtare, Gjeografi, Art Figurativ, Art
  • Me fëmijët e shkollës në Oslo punonte, Rexhep Kurtishi, Imri Trena, Vjollca Kërleshi, Antigona Qena, Lirije Pollata, Nexhmije Mazdreku, Abedin Osmanaj. Elizabet Nitaj. Blerim Rexhepi, Shaip Istogu. Ramush Zharku. Shqipe Musli, Musa Tahiri, Emine Gashi, Afrim
  • Në kuadër të shkollës shqipe në Oslo, ishte formuar edhe Shoqëria Kulturore Artistike Shqiptare. në gjirin e saj ka përfshirë orkestrin, grupin e vallëtarëve, yupin folklorik, dhe grupin e dramës, grupet e koreve, grupet e  këngëve popullore. Duke iu faleminderuar disa arsimntarëve, të ci lët në bashkëpunim me kshillat rajonale të formuara prej muajit Mars 1998 si dhe me asosacionet e ndryshme Norvegjeze. kanë ndikuar në mënyrë pozitive në mbëledhjen  e ndihmave për krizën në Kosovë, ku Kryqi i organizoj grumbullimin e ndihmave me fëmijët shko llor. me të rinjët, si dhe me îndiv i dct e moshave madhore. Këtij aksioni humanitar për refugjat iu përgjigjën jo vetëm fëmijët e shkol lës shqipe në Oslo por edhe vct arsimtarët dhe nje numër i madh prindërish.
  • Shoqëria Kulturore Artistike në Oslo ishte nën  udhëheqjen  e  Skender dhe Shyngyle Osmani. këta organizonin një vargë aktivitetesh  në    duke qenë të ftuar nga organizatat e ndryshme Norvegjeze, ku shfaqnin programe me karakter kombëtar. Qëllimi i këtyre manifestimeve ishte grumbullimi i  mjeteve nga organet Norvegjeze për ndihmë të popullatës së rrezikmar në Kosovë. Prej vitit 1995/99 janë organizuar 5 manifestime të cilat iu ishin kushtuar Ditës së Flamurit dhe Pavarsisë Kombëtare. Në manifestimin e fundit në  vitin  1999, mjetet e grumbulluara iu dedikuan fëmijëve bonjak dhe atyre  të endikepuarve gjatë luftës në Kosovë.
  • Veprimtaria e shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Oslo zhvillohen  në bashkpunim dhe kordinim me shoqatën  kulturore  shqiptare “Rilindja”  kryetar is ë cilës është Rexhep Shehu, ndërsa sekretar i përgjitshëm  Metush  Bajrami, që të dy ndihmonin në kordinimin e punëve në shkollën shqipe në Oslo. Metush  Bajrami  ishte kordinator i punëve të përgjithshme  të dy asosacioneve.  Stafi  i shkollës shqipe  ne Oslo aktualisht është i përbër nga:

1.Ramush  Zharku (Përgjegjësi  i shkollës) +4790178771

2.Rexhep Kurtishi (Mësimdhenës) +4793827270

3.Imri Trena (Mësimdhënës) +4799564351

4.Mustaf Ibrahimi (Mësimdhënës) +4748141561

5.Metush Bajrami (Kordinator administrativ i punëve të përgjithshme dhe aktivist i dalluan në Oslo të Norvegjisë) +4797714159

6.Nexhmije Mazrekaj (Mësuese në rezervë)