Rogozin, në një intervistë për gazetën “Blic”, ka thënë se nëse Serbia dëshiron të hyjë në NATO, atëherë ajo duhet të heqë dorë nga Kosova, ndërsa Rusia nuk dëshiron të jetë më serbë se vet serbët – andaj, edhe do të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
“Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Siç dihet, këto janë Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia. Por, edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, edhe sipas statutit të NATO-s, një situatë tillë është barrierë për hyrjen e Serbisë në Aleancë. Pasi qëndrimi i shumicës së vendeve të NATO-s nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se Aleanca mund ta pranojë Serbinë në radhët e veta por vetëm me kufij të rinj, pa Kosovën”, ka thënë përfaqësuesi rus.
Me pranimin e Serbisë në NATO, sipas tij, Beogradi do të detyrohet ta njohë zyrtarisht sovranitetin e Prishtinës, kurse kjo do të ndryshojë edhe qëndrimet e Madridit dhe Moskës. “Ne thjesht nuk do të kemi argumente të jemi serbë më të mëdhenj se serbët”, tha Rogozin. /Telegrafi/