Në Samitin e presidentëve të shteteve të Evropës Juglindore me moton «Diversiteti i pasurisë kulturore-menaxhimi dhe promovimi turistik», që do të mbahet nesër në Cetinë, në ftesën zyrtare të presidentit Vujanoviq nuk është përfshirë edhe ftesa për presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu. Një gjë e tillë është bërë e ditur sot nga kabineti i presidentit malazias./rtk/