Kuqezinjtë e RILINDJES kanë shënuar fitore të rëndësishme në rundin e fundit!
Ata arritën të mposhin bindshëm ekipin e Bjørndalit kështu duke bërë edhe vehten finalist dhe njëkohesisht kampion i futbollit 2011 në Norvegji.Ky është sukses i madh i djelmoshave shqiptar në Norvegji por edhe i të gjithë atyre që kontribuan. «Ky rezultat është meritë e lojtarëve dhe të gjithë atyre që nuk kursyen asgjë për ta mbështetur ekipin e Rilindjes drejt titullit të kampionit.
Angazhimi i madh është shpaguar. «Puna e palodhshme e lojtarëve në fushë, diciplina dhe dëshira e madhe në çdo lojë për fitore, bëri që skuadra e jonë të arrijë këtë rezultat të shkëlqyeshëm» tha trajneri David Broker