Kontrasti i kësaj mirëpritje gjatë turneut të tij treditor në Ballkan është lartësuar nga ndjenjat e kosovarëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, dhe marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Washington-it ende nuk janë të mira. “Mirëserdhe dhe Faleminderit”, shkruhet në posterët rreth e rreth qytetit, të cilët tregojnë fotografi të Biden, ish-senatorit të mëparshëm të SHBA-ve, i cili njihet për mbështetje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Qindra nxënës shkollash kanë dalë në rrugë duke mbajtur flamuj të Kosovës dhe Amerikës. Ata thërrisnin më të madhe “USA, USA”, gjersa limuzina e zezë e Bidenit kalonte. Në hyrje të parlamentit një grup i njerëzve veshur me kostume tradicionale kombëtare vallëzonin. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti nga shpëtuan në vitin 1999. Biden është njeriu i jonë dhe kam ardhur për ta parë atë”, tha Shukri Morina, i cili ka udhëtuar 30 kilometra për të ardhur në Prishtinë për ta përshëndetur Biden. Përgjigja zyrtare në Serbi dhe Kosovë është ri-thirrja e orkestruar për paqe e cila vije pas kohës se Jugosllavisë komuniste. Në Serbi, policia pastronte rrugët nga njerëzit të cilët kujtojnë përvojën e keqe të sulmeve të NATO në Beograd në vitin 1999 ndërkaq disa zyre kanë mbyllur madje perdet për këtë vizitë. Qindra policë kishin rrethuar pistën e aeroportin sot në Prishtinë. 90 për qind e dy milion banorëve të Kosovës janë shqiptarë etnik të cilët shpallen pavarësinë vitin e kaluar, por Serbia ka bërë një akuzë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë duke thënë se kjo nuk është e drejtë. Trupat ndërkombëtare ende patrullojnë në Kosovë, e në përbërjen e tyre janë edhe 1 400 ushtar të SHBA-ve. Gjatë dekadave të kaluara komuniteti ndërkombëtarë ka dhënë miliona dollarë ndihmë për Kosovën, për vendin më të vogël në rajonin e Ballkanit. Papunësia ende është e madhe dhe kriminaliteti dhe korrupsioni mbeten serioze në vend. Disa vende të Bashkimit Evropian kanë refuzuar për ta njohur pavarësinë e Kosovës, i cili është i vetmi vend që tani për tani nuk ka perspektivë evropiane. Debati për kishën Duke nënvizuar mbështetjen amerikane për të drejtat e minoritetit etnik serb, Biden planifikon që të vizitojë sot Manastirin e shekullit të XIV të Deçanit, që konsiderohet njëri nga margaritarët e Kishës Ortodokse Serbe. Por, liderët e Kishe Ortodokse në Kosovë që udhëheqin Manastirin e Deçanit kanë kritikuar këtë plan. “Zëvendëspresidenti i SHBA po e viziton Kosovën si një shtet të pavarur, për të konfirmuar kështu ndarjen me forcë të territorit serb, për t’ia dhuruar atë terroristëve shqiptarë të cilët kanë bërë një numër të madh të krimeve kundër popullit serb, pronës serbe dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare”, thuhet në një deklaratë të Kishës. “Mos dëshiron Joseph Biden që me këtë gjest të konfirmoj se Deçani është një bazë amerikane në Kosovë, e njëjtë sikurse kampi Bondsteel?”, kanë pyetur Kisha duke ju referuar kështu edhe vizitës se Biden që do ia bëjë bazës ushtarake në Bondsteel, po ashtu të enjten. (Informatat shtesë u dhanë nga Fatos Bytyçi në Prishtinë)