Regjistrimi i diasporës për votim zgjat edhe 4 ditë

Regjistrimi i diasporës për votim zgjat edhe 4 ditë

Data e fundit për paraqitje të votuesve nga diaspora më 4 maj. Të gjithë ata persona që jetojnë në diasporë dhe dëshirojnë të votojnë duhet të shkojnë vetë në zyra diplomatike, të cilat do të shërbejnë edhe si vendvotim, dhe të regjistrohen, pasi në të kundërtën nuk do të mund të votojnë.
Nënkryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi tha se të hënën është bërë shpallja publike nëpër të gjitha qendrat e votimit në diasporë dhe se procesi do të vazhdojë deri më 4 maj, shkruan Lajmi.“Ministria e Punëve të Jashtme e ka dërguar materialin e nevojshëm në të gjitha përfaqësitë diplomatike ndërsa Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka caktuar edhe personat zyrtarë që merren me përgatitjen e regjistrit zgjedhor”, tha Jakupi.