Realizohet edhe pikniku vjetor me sukses!

Realizohet edhe pikniku vjetor me sukses!

Edhe këtë vitë sikurse edhe vitin e kaluar, organizatat shqiptare të lartë përmendura arritën të bëjnë një organizim të stilit tradicional shqiptarë apo me një fjalë të organizojmë ashtu sikurse i ka hijeshi, që bota moderne e civilizimit bashkohor të na merr lakmi. Kjo u arrit falë koordinimit të punëve mes veti dhe duke krijuar në komite organizative ku e tërë barra ishte mbi ta… Cka bënë ata?
Ata arritën që me sigurimin e të hollave permes prinderve dhe QIKSHN-së të bjilnë /huazojnë gjërat teknike, ushqim e pije te llojeve të ndryshme, mbarvajtjen e programit dhe ne fund pastrimin e fushës aty ku ishim të vendosur.
Fëmijët prezantuan me program fetar duke kenduar ilahije e kaside , duke na dhënë këshilla islame, kënduan këngë në gjuhën amëtare dedikuar natyres, kombit e prindërve tanë. U recituan shum vjerrsha të bukura nga me te vegjëlit tanë e kështu me radhë, deri kur edhe ata ne fundë u shperblyen me diploma, mirënjohje të ndryshme dhe normal morrën dëftesat e mbarimit shkollor. Nuk mbet pa u vleresuar edhe kontributi i shumë xhematlinjeve te cilet kontribuan dhe po kontribojnë shumë per egzistimin e kësaj qendre Islamike.
Klubi futbollistik Rilindja bëri disa stervitje para gjithë të pranishmëve e më pastaj u formuan disa ekipe dhe u loz futboll nga te gjitha moshat. Edhe gratë, nënat , motrat tona ishin te organizuara mjaft mirë sa qe kësaj radhe ata pergaditen ushqimin vehtë  dhe kontribuan ne mbajtjen e rendit dhe argetimin e femijeve  deri ne maksimum. Poashtu forumi rinor islam bëri edhe pergaditjen e vendit per faljen e namazeve ashtu sikurse që ishte praktikuar të bëhet edhe vjet. Ekipi skenografik ka bërë incizimin e programit dhe at tash e kanë në arkiv, kurse fotot mund t`i shikoni në fotogalerinë e QIKSHN-së duke klikuar këtu:
(vëni re! Fotografit nuk mund të mirren nga askush, por ata qe deshirojnë t`i kenë le t kontakojnë permes e-maileve e stafi ju dergonë materialin)