Edi Rama beri përgjegjës Sali Berishen për atë që e quajti qeverisje klienteliste, për shkak të së cilës sipas tij, vendi po penalizohet nga partnerët evropianë. «Berisha ka premtuar 18 vjet me radhe se do të heqë vizat ndërkohe që sot Shqipëria mbeti e vetme dhe mbrapa Serbisë për liberalizimin e vizave. E gjithë kjo nuk ka ndodhur për faj të shqiptarëve, por për shkak të Berishës», u shpreh Rama.