RADIO PROGRAMI I PARË SHQIPTARË NË NORVEGJI

RADIO PROGRAMI I PARË SHQIPTARË NË NORVEGJI

Një demant për ata që mundohen të shpifin qofshin media të shkruara, vizuele apo edhe individë që dëshirojnë të krijojnë famë, duke ju mohuar kontributin shumë bashkadhetarëve.
Kjo është letra që do të ju dërgohet mediave ne vendlindje për t`i ndalur propagandat e të pa hijshme dhe mellagomane:

RADIO PROGRAMI I PARË SHQIPTARË NË NORVEGJI
Mërgimtarët shqiptarë të gjeneratës së parë që kishin migruar në Norvegji, të entuziasmuar për të pasur një radio shqiptare, filluan një gjë të tillë për herë të pare në vitin 1987. Pra filluan të transmetojnë program në gjuhën shqipe në radio stacionin e ashtu quajtur të asaj kohe, Radio Paf ku në vitin 1989 do te quhej Radio Holi.
Programi në gjuhën shqipe funksiononte nën ombrellën e këtyre Radio stacioneve të lartëpërmendura dhe ku per kryeredakor kishin Dogan Gursel.

Në vitin 1992 programi i gjuhës shqipe ndryshon emrin në RADIO RILINDJA dhe vazhdon interpretimin e emisioneve LIVE për cdo të premte në valet e RADIO INTERFM 107,7 MhZ

Nga arkivi kemi të marrë shum emra që ishin iniciatorë dhe kontribues të mëdhenjë për hapjen e këtij radio stacioni shqiptarë. Ndër ta kishte edhe aktivistë nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Rilindja” e cila egzistonte për disa vite më heret..
Po ata aktivistë kishin për qëllim hapjen e një mediumi të tillë informativ, ku mërgata shqiptare në Oslo e rrethinë të kenë një radio program për dëgjuesit e saj…

Radio Rilindja prej fillimit e deri më sot ka një program të pasur me emisione të ndryshme informative, argëtuese, arsimore, edukative, sociale, dokumentare, sportive, politike e fetare.

Si udhëheqës apo si staf realizues gjatë asaj kohe që kontribuan vullnetarisht në Radio Rilindja ishin:
Zylfi Saliu, Hamid Shabani, Avdyli, Ismailaki Ahmedi (i ndjerë), Adem Gashi, Mihrije Prekazi, Liman Hasani, Xhemail Sabriu, Osman Disha, Alush Balichi, Teuta Zeka(e ndjerë), Shkoza Banjska, Adem Shabanaj, Bujari-Bala, Sadik Bela, Oktai Raca, Antigona Qena, Shukri Kacaniku, Luljeta Shosholli, Adrijan Rrustemaj, Miranda Ramazani, Hysen Berisha, Rexhep Shehu, Metush Bajrami, Albana Berisha, Shega Berisha Osmani, Skender Osmani, Imri Trena, Sadik Ahmetaj e shumë anëtarë nderi të tjerë.

Radio Rilindja ishte mjaftë aktive, media e zëshme dhe e rëndësishme gjatë luftës në Kosovë, ku shumë korrespodentë raportonin drejtperdrejt nga fronti, dhe të zëshëm me rrolë kyq në prezantimin ne formë më të mire të mudshme që popullata të kontriboj ne fondin “ Vendlindja thërret”

Nga viti 2001 dhe deri në vitin 2018 si redaktor përgjegjës dhe operator teknik emërohet Alush Balichi, moderator Evis Mumajesi, bashkëpuntorë Metush Bajrami, Rexhep Shehu, Njomza Berisha, Bajram Maksuti dhe Unioni i Studentëve Shqiptarë me programin e ditëve të diela, “ Mirëmëngjesi Oslo”

Në vitin 2018 Radio Rilindja, pavarësohet nga Radio INTER FM dhe bartë veprimtarinë e sajë në lokalet e QIKSHN- së duke vazhduar aktivetet e saja radiofonike me program më të pasur me teknologji më të persosur dhe me studio krejtësishtë të re, falë sponzorëve dhe dashamirëve të shumtë shqiptarë në Norvegji e Suedi.

Nga viti 2018 dhe deri ne momentin kur po shënojmë këtë kronologji ndër vite, Alush Balchi vazhdon të kryej detyrën e përgjegjësit kryesorë sëbashku me Metush Bajramin si redakorë, Rexhep Shehu, Fehmi Sejdijaj dhe Enkela Rrokaj.

Radio Rilindja në Oslo është bashkëpunëtore e Zërit të Amerikës për shum vite në shperndarjen e lajmeve te pasdites, Radio Dukagjinit, bashkepuntorë të ngushte me artistin dhe tekstshkruesin e shum kengeve, Flori Mumajesi dhe pjesë e shum korrespodencave dhe intervistave si psh. Kanalin e TVSH -Tv Ura, Top Channel -programi i mëngjesit, RTK-programi per diaspor, RTV 21 – programi kulturor, fituese e cmimit për kontribut të vecantë në promovimin e diasporës” të ndarë nga Ministria e Diasporës, viti 2016.

Radio Rilindja ka realizuar mbi 2000 intervista vetëm në 5 vitet e fundit edhe atë, ne studio me prani fizike, përmes platformës Skype, WhatsApp e Viber, është poashtu pjesë e organizimeve të shumta me karrakter kombëtar, kulturoro -artstike sëbashku me SHKSH “Rilindja”e “ILIRIDA”, pjesë e shum mbrëmjeve argëtuese me artistë të estradave muzikore nga vendlindja dhe organizimeve për ditën e 28 Nëntorit, 17 Shkurtit, eventeve ne QIKSHN-ë, Shkollë Shqipe dhe së fundmi, Ditës Shqiptare. Radio Rilindja vazhdon të jetë ambasador i të gjitha organizatave dhe nderrmarrjeve Shqiptare në Norvegji, mikëpritëse e delegacioneve diplomatike etj.

Dhe në fund, Radio Rilindja posedon kanalin e saj edhe ne internet, ne rrjetin Facebook, në Youtube, Instagram, Twitter dhe është pjesë përbërëse e web faqes, www.albaner.no.