Falë kontributit të madhë të kësaj Qendre Shqiptare me numër më të madh të anëtarëve në Norvegji, po i ofrohet fundit të realizimit të projektit të saj në ndertimin xhamisë, shtëpisë së kulturës dhe arsimit shqiptarë në Oslo.
Kaluan më shum se dy vite kur ky projekt i ndertimit të Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare kishte filluar së ndërtuari dhe tani pas shum peripetive të llojeve te ndryshme u arrit që t`i vihet fundi dhe ky objekt te bëhet realitet.
Shqiptarët njëherit anëtarë dhe dashamirë të kësaj qendre shumë shpejtë do e gëzojnë këtë objekt të madh prej afro 1600kvm.,i cili objekt do të ofrojë kushte të volitshme për kultivimin e kulturës tonë kombëtare duke i edukuar fëmijët tanë më mësim besim, zhvillimin e riteve fetare Islame dhe ruajtjen e gjuhës së nënës njëkohësisht edhe organizimin e festave te datave të rëndësishme për kombin tonë duke filluar nga 28 nëntori, 17 shkurti, 7 marsi, 8 marsi , dy festat e Bajramit, tribuna fetare, kuize diturie, kendim kuranor, recitime, mevlude dhe festa të tjera që kanë të bëjnë me fenë dhe kulturën tonë shqiptare.
Këto ditë të nxehta prilli, grupi vullnetarë i specialistëve tanë shqiptarë në bojadisje(moleri) po punojnë ne lyerjen e mureve, pjesa nga brenda e objektit. Përgjegjësi i këtyre punëve z. Abaz Bajrami për portalin Albaner.NO dhe Radio Rilindja deklaron se me gjithë dëshirë dhe vullnet po punon në xhamin e ardhsme të shqiptarëve dhe objektet tjera qe do te shfrytezohen per mësim, kulturë e dituri. Poashtu fjalë miradije kishte edhe Fevzi Dema që të dy nga Shkupi dhe njëherit udhëheqës të nderrmarjeve për bojadisje në Norvegji të cilët kanë arritë të kenë shumë klientë dhe referime të mira për punët që ata kryejnë.
Abazi dhe Fevziu kërkojnë që të ju bashkangjiten dhe t`i dalin në ndihmë kësaj shtëpie të Zotit edhe të tjerë edhe atë kush me punë krahu e kush finaciarisht të përkrah akcionin «NDIHMO EDHE TI» që punët të kryhen sa më parë dhe ne të shperngulemi në lokale të reja.
Kryesia e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare ishte prezente gjat vizitës sonë dhe vetë kryetari z. Fati Abdi shprehet i kënaqur për gjithë punën e bërë deri më tani në ndertimin e Qendrës së Re dhe poashtu kërkon që të ndihmohet edhe nga të tjeret, e sidomos nga anëtarë të kësaj Qendre që deri më tani nuk arritën që bëjnë një gjë të tillë.
Poashtu punë vullnetare ishin ka bënin edhe vetë këshilli për financim në krye me kryetarin e saj Ekrem Iseni i cili në prononcimin e tij tregoj rrjedhën e të arriturave materiale deri më tani se si kanë arritur të grumbullojnë shuma të të hollave. Ai tregon se është udhtuar deri në Belgjikë dhe janë vizituar xhamit shqiptare atje, më parë ishin vizituar edhe xhamit e shqiptarëve në Zvicërr, Austri e Gjermani, ishin vizituar edhe shum xhami te nacionaliteve tjera ne Oslo me rrethinë dhe u është falënderues gjithë atyre që ju dolën në përkrahje financiare. Gjithashtu edhe z. Ekremi kërkon angazhim më të madh nga pjesa dërmuese e antarëve të kësaj Qendre që banojnë në Oslo e me rrethinë që t`i bashkangjiten aksionit vullnetarë «NDIHMO EDHE TI» sepse me ndihmën tuaj ne po ndertojmë një xhami dhe një ardhmëri të gjenerateve të ardhshme , me një fjaë po e ndertojmë ardhmërinë e fëmijëve tanë.
Xhirollogaria e fondit është: 1503 21 67524 dhe mundësitë për donacion janë të ndryshme dhe të pa kufizuara!
Qendra Islamike posedon edhe terminalin bankar kështu që nëse vizitoni zyrat e kësaj qendre aty mund të jipni ndihmën tuaj duke paguar me kartelë ose duke i dorëzuar tek punëtori administrativ dhe njëherit ai do të ju regjistrojë për kontributin e dhënë kështu që vitin tjetër çereku i të hollave të dhëna do të ju kthehet apo reduktohet në selvagivelse.
Ne fundë të këtij takimi u tha se punët po vazhdojnë dhe kështu që këtë vikend u kërkua qe të i dalin në ndihmë në disa punë vullnetare në objekt, pra do të punohet ditën e shtunë dhe të diel. Ata që dëshirojnë të kontribojnë në këto punë le të paraqiten ne zyrën e Qendrës në numrin e telefonit: 22 35 33 72.
Metush Bajrami, Oslo
Albaner.NO & RADIO RILINDJA