Qeveria shqiptare, ndihmë nxënëses nga Shkupi që kërkoi bursë

Qeveria shqiptare, ndihmë nxënëses nga Shkupi që kërkoi bursë

Nxënësja Arjeta Alili, pas refuzimit nga institucionet arsimore maqedonase, kërkoi ndihmën e Qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Berisha për të ndihmuar shkollimin e saj. Disa ditë pas publikimit të lajmit, ka reaguar edhe kabineti i kryeministrit Berisha, duke njoftuar familjen Alili se «qeveria shqiptare ka vendosur të marrë masa për të mos lënë pa studime vajzën nga Maqedonia që kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë, bursë studimi».Këshilltari i Berishes, Myqerem Tafaj është lidhur me Arjeta Alilin dhe të atin e saj, duke u bërë të ditur se «do të gjejmë një zgjidhje për kërkesën tuaj».Arjeta Alili nga Shkupi, një nxënëse e talentuar dhe e shkëlqyer me dhjetëra çertifikata e diploma, mbi tetë muaj që lufton për të kërkuar të drejtën e një burse në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë. Familja Alili thotë se kurrë në jetë nuk ka qenë aq e gëzuar, kur ka mësuar lajmin se do të sigurohet bursa nga shteti shqiptar.»O zot, jemi shumë të emocionuar dhe kjo është një ditë e veçantë në jetën tonë familjare. Kryeministrin Berisha nuk dijmë se si ta faleminderojmë për këtë vepër aq të madhe kombëtare dhe humane për ne. Ai me këtë goditi diskriminimin që po na bën kjo qeveri me Gruevskin e të tjerët», janë rrëfimet e përshkruara me lotë në sy tek Arjeta dhe babai i saj, i cili thotë se është kontaktuar nga kryeministria shqiptare dhe i ka dorëzuar të gjitha të dhënat e kërkuara. Ai është këmbëngulës që vajza e tij të realizojë dëshirën e saj për t`u shkolluar në Tiranë.(