Qendra Islamike  Kulturore Shqiptare  në Norvegji, vend ku kultivohen  kultura kombëtare dhe fetare!

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji, vend ku kultivohen kultura kombëtare dhe fetare!

 

 
Ditë e dielë në orët e para të mëngjesit lokali veq se ishte i hapur dhe filluan të vijnë prindër me fëmijët e tyre. Per një kohë të shkurtë u mbush lokali me shumë fëmijë të cilët njëherë edhe janë nxënës  të mësimit kombëtar njiashtu edhe nxënës të mësim besimit perkatësisht të fesë muslimane.
Ky objekt plotëson kushtet per të zhvilluar mësim me fëmijët tanë dhe për ta mundohemi të ju sigorojmë gjitha mjetet e nevojshme per të zhvilluar mësuesit tanë mësimin, kështu prononcohet kryetari i QIKSH-it z. Fehmi Baftiu.
Ai po ashtu na njoftoi se deri sa ne po intervistomin atë kishin arritur librat e botuara për nxënësit tanë nga një shtypshkornjë nga vendlindja.  Bëhet fjalë per 12.000 egzemplarë të 12 librave në një komplet, me përmbajtje islame të autorit Dr. Musli Verbani , i cili pra është edhe imam i kësaj  qendre, poashtu kemi siguruar edhe abetaren per fëmijët e diaspores dhe së shpejti do të ju shperndajmë secilit nxënës.
 
Në pushim të madh nxënësve u servohet ushqim i lehtë kurse prindërit te cilët kan sjellë fëmijët ne qendër mundë shërbehen me kafe, çaj e shpesh herë edhe frute te ndryshme.
Gjithë ky shërbim bëhet vullnetarisht nga prindërit që dëshirojnë të kontribojnë per fëmijët tanë njëkohësisht edhe per qendrën tonë shqiptare.
Lokali në fjalë ka vendin e faljes së namazeve , xhaminë ku ata që praktikojnë fenë bëjnë namazin e 5 kohërave të faljes, kusht ky i fesë islame.
Poashtu ky objekt posedon sallen e ndejës ku shumica mund të bëjnë një bisedë mes vehti, të shiqojnë kanalet tona shqiptare (në atë moment kur ne ishim aty ishim pas tubuar shum  per ta percjellur shkuarjen e ish presidentit amerikan, Bill Clinton në Kosovë).Aty kishte edhe shum të rinjë, per këtë u shpreh i kënaqur edhe vetë kryetari, Fehmi Baftiu.
Pa përfunduar bisedën me kryetarin e Qendrës , u njoftuam nga kryesia se kishin filluar punët në ndërtimin, merimetimin e objektit të të ri të blerë para disa kohe. Ky lajm na gëzoi edhe per me tepër mbetet të flitet në studion e Radio Rilindja të premten e kesaj jave që po vjen nga ora 21:00, ku disa perfaqesues të kesaj qendre do te jenë mysafirë ne studio.
RADIO RILINDJA, OSLO
Metush Bajrami,