Puna e palodhoshme e autorit , sjell rezultate dhe njohje reale te ngjarjeve në Kosovë gjatë 150 viteve të shkuara!

Puna e palodhoshme e autorit , sjell rezultate dhe njohje reale te ngjarjeve në Kosovë gjatë 150 viteve të shkuara!

Mirëpritet profesori dhe ish ushtari i uçk-së  prof. dr. Nusret PLLANA
Bashkatdhetarët tanë në Norvegji e mirëpriten praninë e profesorit Pllana edhe kësaj radhe në Oslo ku ai bëri paraqitjen e filmit dokumentar «rrugëtimi i një libri nëpër botë».
Nga paraqitja vizuele u pa qartë se libri me titullin «Terrori i serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999» ishte mirëpritur në cdo vend ku ai kishte arritur, në praninë edhe të vetë autorit.
Ky libër tani ishte plasuar edhe në biblioteken gjithkombëtare te Washingtonit, poashtu edhe në arkivin ushtarak të Danimarkës dhe vlera e këtij libri po e bën të vehten. Profesori edhe pse me agjendë të tij te dendur shfrytëzon vikendet e tija për të udhëtuar anë e kënd botës vetëm e vetëm për ta çiltëruar luftën e drejtë të UCK.së dhe barbarinë serbosllave që ky okupator përdori mbi popullin e pafajshëm në Kosovë, përkatësisht shqiptarëve të Kosovës.
Ai edhe ato ditë kur mund të jetë me më të dashurit e tij po e shfrytëzon për paraqitjet e tija kudo që po e sheh të arsyeshme dhe të nevojshme që libri i tij me vlera të mëdha, me paraqitje të skenave të trishtueshme dhe të rënda për syrin e njeriut që regjimi serbosllav ushtroi mbi popullatën civile duke mos kursyer pleq e fëmijë, duke masakruar në mënyren më mizore që as kafshët nuk mundë të bëjnë një gjë të tillë, dhe kështu që pllana ja ka arritë të këtë këtë përmbledhje ne librin e tij faktografik.
Ky libër tani është i përkthyer në shum gjuhë të botës dhe dëshira e autorit ishte që libri  të përkthehet edhe në gjuhën arabe kështu që kërkon mbështetje nga populli atdhedashës që t`i ndihmojë në realizimin e projektit të ardshëm.
Puna e tij cmohet lartë nga shoqatat shqiptare në Norvegji dhe nga vet bashkatdhetarët dhe në shum nga pyetjet qe ju parashtruan autorit, i shin shum mirënjohës atij për punët që ai po vazhdon t`i bëj për popullin  e vet edhe në ditët e sodit pa kurser asgjë. Ai cmohet si një vizionar shembullor me shum potencial dhe energjik ne pershkrimin e cdo ngjarje te ndoshur ne Kosovë në luftë dhe pas lufte.
U hodhën shumë kritika nga shum folës në takim për Qeverinë e Kosovës dhe politikanët e atjeshëm sepse ata po bëjnë shum pak për gjithë ata që kontribuan shum gjat luftës, ish ushtarët e uck-së, familjet e dëshmorëve, per aktivistë të llojit të Nusret Pllanës edhe për vetë ne bashkatdhetarët që ne i kontribuam vendlindjes në cdo formë gjatë luftërave dhe kërkesave të ndryshme kur atdheu ishte në rrezik, kurse sot në paqë ne nuk guzojmë asnjë të drejtë nga shteti ynë i dashur por vetëm se po vazhdojmë të shfrytëzohemi materialisht.
Kërkohet unanimisht nga gjithë të pranishmit në këtë promovim dhe komunikatat e arritura nga shoqatat shqiptare në Norvegji, që të përkrahen dhe të çmohen lartë vlerat kombëtare dhe të mbështeten materialisht projektet që janë në dobi të kombit dhe të shtetit nga ana e pushtetarëve aktual në Republikën e Kosovës përkatëshisht nga shefi i kabinetit qeveritar z.Hashim Thaqi.