Përsëritja e votimeve nuk e ka prishur imazhin pozitiv

Përsëritja e votimeve nuk e ka prishur imazhin pozitiv

«Mendoj që kjo rritë transparencën, kjo rritë përgjegjësinë dhe kjo është një mësim që vullneti i qytetarëve është i paprekshëm dhe i pacenueshëm. Mund të ketë pasur parregullsi në kuptimin teknik, por nuk jam ai i cili jep opinione për vendimet e institucioneve me autoritet kushtetues të pavarur, qoftë të KQZ-së apo KZAP-it. Vendimet e tyre duhet të jenë obligative e të respektuara nga selitë e partive politike», ka deklaruar kryeministri Thaçi. Kryeministri Thaçi thotë se koalicioni qeverisës është stabil, ndërsa shton se do të ketë ndryshime përbrenda tij. Ndërsa përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme për vitin e ardhshëm. «Do të respektohet afati ligjor dhe kushtetues, pra vjeshtë 2011», ka theksuar Thaçi. /rtk/