Protesta e të majtëve në Shqipëri, kryeministri reagon!

Protesta e të majtëve në Shqipëri, kryeministri reagon!

Kreu i qeverisë shqiptare akuzoi shefin e opozitës, Edi Rama, se po tenton të përmbys vendimet e gjykatave me mjete politike.
“Më duhet të theksoj se z. Rama, ka ndërmarrë këtë veprim si një përpjekje për të përmbysur vendimin e gjykatave me mjetet politike dhe kjo është në kundërshti të hapur në themelet e një shoqërie të lirë”, theksoi Berisha.
Gjatë një konference shtypi, Berisha ka sjellë edhe një herë në vëmendje deklaratën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke i kërkuar z. Rama që ta studiojë edhe një herë këtë deklaratë, që sipas tij, tregon rrugët ligjore për zgjidhjen e kërkesave për transparencën e zgjedhjeve.
“Qëndroj i hapur për transparencë të plotë për zgjidhjen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Javën që kaloi, Byroja e Asamblesë së KiE-së, pas deklaratës që bëri në Tiranë komiteti presidencial të Këshillit të Evropës, lëshoi një deklaratë të dytë e cila si një dokument ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Unë ftoj, z. Rama që ta studiojë këtë dokument”, theksoi Berisha.
Në vijim, shefi i qeverisë u shpreh se opozita duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kërkesat e saj dhe më pas edhe komisionit të Venecias.
Kryeministri tha më tej, se në Shqipëri gjithkush ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore. “Në këtë vend, çdo qytetar, çdo forcë, organizatë, shoqatë, të çfarëdo natyre, do të ketë të garantuar lirinë e plotë të protestave paqësore. Së dyti dua t’iu garantoj se si kryeministër nuk humbas ndjeshmërinë njerëzore ndaj cilido që është në vuajtje”, tha Berisha.
Ai shtoi se kishte urdhëruar të gjitha institucionet përkatëse që të merrnin masa për t’u kujdesur për grevistët. “ Në këtë kontekst, duke shprehur keqardhjen për vendimin e dëshpëruar të z. Rama, kanë porositur të gjitha institucionet respektove që ndaj të ngujuarve të tregohet i gjithë kujdesi dhe të vendosin kontakte që mënyrë që të merret çdo masë për sigurinë e jetës së tyre. Më duhet të theksoj se z. Rama, ka ndërmarrë këtë veprim si një përpjekje për të përmbysur vendimin e gjykatave me mjetet politike dhe kjo është në kundërshti të hapur në themelet e një shoqërie të lirë”, vijoi kreu i qeverisë.
Berisha ka folur për median dhe vështirësitë e saj gjatë vitit të shkuar, duke theksuar se media shqiptare pavarësisht kushteve të vështira, ka arritur të përmbush misionin e saj./start/