Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta tha për Kosovapress se certifikimi ka shkuar sipas rregullave ligjore duke miratuar rezultatet përfundimtare të Qendrës së Numërimit të Votave (QNR).“Certifikimi shkoi ashtu si kërkojnë rregullat ligjore, andaj pasi që kemi marrë dhe kemi miratuar rezultatet përfundimtare nga Qendra e Numërimit të Rezultateve dhe pasi që kemi marrë përgjigjet nga KZAP-i, domethënë Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Lushta.Ajo shtoi se të gjitha komunat u certifikuan me të gjitha votat pro, përveç komunës së Gjakovës ku pat një votë kundër nga kandidati i AKR-së, Fadil Maloku.Maloku gjatë certifikimit tha se nuk është i kënaqur me punën e KZAP-it, pasi që ky organ ka dhënë përgjigje tërësisht të uniformuar.Lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të balotazhit dhe certifikimin e tyre, të mbajtura një ditë më parë, Lushta tha se rezultatet pritet të dalin më një kohë shumë të shkurtë, brenda dy ose tri ditëve.“Sa i përket rezultateve përfundimtare dhe certifikimit të tyre në balotazh, në supozojmë se kjo do të merr më shkurtë kohë se sa raundi i parë, mirëpo nuk mund të përcaktoj datën saktë se kur do të ndodhë, shpresojmë se kjo do të ndodh brenda dy – tri ditëve, mirëpo nuk e përjashtojmë mundësinë që të zgjatë edhe eventualisht një ose dy dytë më tepër”, ka pohuar Lushta. Prishtinë. (Kosovapress)