Kosova është njohur sot edhe nga Republika e Komores. Kjo njohje ka ardhur nga lobimi i liderit të AKR`së, Begjet Pacolli, i cili ka mbajtur sot një konferencë për media. Pacolli pati konfirmuar para disa javësh për Express se është njoftuar që Unioni i Komoreve (Union of the Comoros) ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pacolli ka shpjeguar se njohja pritet t’i konfirmohet edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. «…Republika e Komores praktikisht ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës…Unioni i Komoreve ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë për Express Pacolli, duke theksuar se atij i është konfirmuar njohja, ndërkohë që pritet që njoftimi t’i shkojë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Pacolli ka thënë se njohja nga Komoret është rezultat direkt i punës së tij me autoritet e atjeshme. “Ky është edhe rezultat i vizitës time në Ligën Arabe dhe gjatë qëndrimit në Doha. Kjo është vendosur kur do të vijë njoftimi në Ministri nuk e di. A do të ndodhë nesër apo pas disa ditësh, nuk e di”, ka thënë ai. Unioni i Komoreve ndodhet në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian, është 1862 km katrorë dhe ka 800 mijë banorë.