Presidenti në kohëra të luftës, i nderuar për paqe, Barack Obama, lavdëroi sot të gjithë laureatët paraprakë të çmimit Nobel për Paqe, duke theksuar se “ata i kanë dhënë një zë njerëzve të pafuqishëm”.Me të zbarkuar në Oslo, Obama shkoi në Institutin Norvegjez të Nobelit, ku ai pranoi diplomën dhe medaljen e çmimit Nobel për Paqe.Pasi që u nënshkrua në librin e mysafirëve në Institut, Obama theksoi se ai ka falënderuar anëtarët e Komitetit, për vendimin që t’ia ndajnë atij këtë çmim, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen në fotografitë e fituesve paraprak që mbushnin murin, duke nënvizuar në veçanti atë të Martin Luther Kingut.Obama theksoi se çmimi Nobel, i cili iu nda këtij aktivisti për të drejta qytetare në vitin 1964, ka forcuar profilin e Kingut në botë dhe ka pasur një efekt të fuqishëm në mbështetje të çështjes, për të cilën ai angazhohej në SHBA.Zonja e parë, Michelle Obama, përqeshi bashkëshortin e saj, përderisa ai vazhdonte të shkruante në librin e mysafirëve. “A je duke shkruar libër?”, e pyeti ajo, duke qeshur.Gjatë fjalimit të tij pas pranimit të çmimit, Obama foli për mendimet e tij për luftën, për sigurinë dhe përpjekjet për të vendosur paqe. Ai nënvizoi edhe përgjegjësinë e SHBA-së në botë dhe përgjegjësitë e të gjitha shteteve tjera.Presidenti amerikan me këtë rast pranoi se ka qenë mjaft i befasuar se pikërisht ai është nderuar me këtë shpërblim.“Nuk kam asnjë dyshim se ka pasur të tjerë, të cilët e kanë merituar më shumë çmimin. Detyra ime është që të vazhdoj në shtegun, për të cilin besoj se nuk është I rëndësishëm vetëm për Amerikën, por edhe për paqen e qëndrueshme në botë”, theksoi Obama.Obama e pranoi çmimin pikërisht në orën 13:50, duke theksuar se e pranon shpërblimin me “përulje dhe mirënjohje të thellë” dhe pranoi se të arriturat e tij ende janë të “vogla”.Më tutje Obama foli për konceptin e luftës së drejtë dhe përdorimin e forcës proporcionale, me qëllim që mos të lëndohen civilët.“Ky koncept është injoruar në vazhdimësi në të kaluarën. Amerika ka ndërtuar një arkitekturë, me qëllim që të përmbajë luftën. Në masë të madhe, përpjekjet për paqe kanë pasur sukses, ngase nuk ka pasur Luftë të Tretë Botërore. Por arkitektura e vjetër po tronditet nga kërcënimet e reja. Zgjerimi e shton rrezikun nga katastrofa”.Sa i përket luftërave, në të cilat është e përfshirë SHBA-ja, Obama theksoi se lufta në Irak është duke u zbehur, por jo edhe ajo në Afganistan, për të cilën theksoi se nuk është luftë, e cila është filluar me vendimin e tij.Më tutje gjatë fjalimit të tij, Obama si luftë të drejtë e cilësoi luftën në Kosovë, duke theksuar se në disa raste “instrumentet e luftës luajnë një rol në ruajtjen e paqes”.“Ne duhet të gjemë një rrugë, për të udhëhequr lufta të drejta. Unë përballem me botën ashtu siç është. Mos të gabojmë, e keqja ekziston në botë. Besoj se përdorimi i forcës mund të justifikohet kur bëhet për qëllime humanitare, siç ka ndodhur në Ballkan. Në botën komplekse, Amerika nuk mund të veprojë vetëm dhe si shembull për ketë e kemi Afganistanin”, tha ObamaObama dhe Michelle zbarkuan në Oslo dje në mëngjes, ndërsa është paraparë që presidenti amerikan të kthehet në Washingtoni nesër pasdite.Menjëherë pas zbarkimit, ai u takua me kryeministrin e Norvegjisë, Jens Stoltenbergun. Komiteti i Nobelit kumtoi se Obama është nderuar me çmimin Nobel për paqe, në momentin kur ai ende nuk kishte mbushur nëntë muaj të plotë në Shtëpinë e Bardhë, duke shpërblyer më shumë aspiratat, se të arriturat e tij të deritanishme.Si arsyetim për nderimin e tij, Komiteti përmendi thirrjet e Obamës për një botë pa armë bërthamore, për angazhimin më të madh të SHBA-së në luftën kundër ngrohjes globale, përkrahjen e tij për OKB-në dhe diplomacinë e tij multilaterale, si dhe për ofrimin e “shpresës” pjesës tjetër të botës, me angazhimin e tij të deritanishëm.Ky vendim i Komitetit ka nxitur edhe kritikat, me ç’rast u theksua se Obama ende nuk ka të arritura të mëdha, sa për të merituar këtë çmim.Vizita e shkurtë e Obamës në Oslo nënvizon qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë se nuk ka nevojë që të trumbetohet shpërblimi për paqe, vetëm nëntë ditë pasi që Obama kumtoi vendimin e tij për të dërguar forca shtesë në Afganistan.I pyetur se a është Obama i ngazëllyer për këtë shpërblim, bashkëpunëtori i tij për siguri kombëtare dhe shkruesi i fjalimeve të tij, Ben Rhodes, u përgjigj:”Mendoj se ai ka ndjenjën se kjo shton edhe më tepër përgjegjësinë e tij”.Por shpërblimi për paqe dhe ironia e luftës nuk kanë mbetur të pavërejtura. Rreth 5 mijë aktivistë për paqe u tubuan dje në Oslo, për të protestuar kundër luftës.Lista e laureatëve të çmimit Nobel për paqe gjatë 100 viteve të kaluara në vete përmban figura transformative dhe gjigantë në skenën botërore. Në mesin e tyre janë edhe heronj të presidentit Obama, si Nelson Mandela dhe George Marshall, i cili iniciojë planin për rikëndelljen e Europës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.Çmimi Nobel për paqe “ëmbëlsohet” me një shumë prej 1.4 milionë dollarë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama këtë shumë do t’ia ndajë disa organizatave për bamirësi, por ka shtuar se ai ende nuk ka vendosur se cilat do të jenë organizatat, të cilave do t’ia ndajë këtë shumë.