Sipas një studimi të OKB-së, Norvegjia rreshtohet në vendin e parë të listës, të shteteve me kualitetin më të lartë të jetës.Norvegjia kryeson listën e shteteve më të zhvilluara në botë, dëshmoi indeksi më i ri vjetor i OKB-së, i cili u publikua sot. Norvegjia ruajti vendin e parë, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u rreshtuan Australia dhe Islanda. Arsyeja e paraqitjes së mirë të Norvegjisë: pasuria norvegjeze e naftës, e ndërlidhur me sistemin e strukturuar mirë të mirëqenies.Gjermania rreshtohet në vendin e 22-të, prapa shteteve tjera evropiane, si Holanda, Franca, Austria, Spanja, Belgjika, Italia dhe Britania. Nga shtetet tjera të industrializuara, Japonia u rreshtua në vendin e 10-të, SHBA-ja në vendin e 13-të, ndërsa Kina në vendin e 92-të. Sipas raportit të OKB-së, vendet më jo-atraktive janë Sierra Leone, Afganistani dhe Nigeri.“Një fëmijë, që lind në Niger, mund të llogaritë se mund të jetojë 50 vjet, 30 vjet më pak se fëmijët, të cilët lindin në Norvegji”, u theksua në raport.OKB-ja që nga viti 1990 ka filluar të bëjë krahasimin e standardeve të zhvillimit në shtetet e veta anëtare. Sipas raportit, shteti më i varfër në botë është Republika Demokratike e Kongos.