Një 4-vjeçar vdes nga zjarri në Koshtovë

Një 4-vjeçar vdes nga zjarri në Koshtovë

Viktima është Leonit (Xhevat) Salihu, raporton QIK.Zjarri kishte shpërthyer dje në orët e pasdites. Një nga zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje, e ka nxjerrë nëpër flakë vogëlushin, i cili kishte mbetur i djegur në një nga dhomat e shtëpisë.Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa të premten pasdite është varrosur. Hetuesit e policisë janë duke u marrë me shkaktarët e këtij zjarri.Në shtëpinë e viktimës ka qëndruar për ngushëllime kryetari i komunës, Bajram Rexhepi, si dhe një delegacion i përbashkët i partive politike në Mitrovicë, të cilët përfaqësohen në Komitetin për Politikë dhe Financa.