Nisë puna rreth krijimit të organizatës Kombëtare Shqiptare në Norvegji!

Nisë puna rreth krijimit të organizatës Kombëtare Shqiptare në Norvegji!

Dje në Oslo, përkatësisht në Shoqatën «Besa» në Ensjø u mbajt  mbledhja e radhës e thirrur para një muaji nga organizatorët e disa takimeve me radhë me stafin e  Ministris së Diasporës dhe vet drejtuesin e saj z. Ibrahim Makolli.
Pjesmarrës kishte nga Shoqata Lirija ne Kristiansand, Qendra fetare ne Kristiansand, Fondi humanitar Albanur,Shoqata «Besa»,  Shoqata studentore dhe ajo e rinieë në Norvegji, Shoqata Rilindja, Radio Rilindja, Portali Kosoavalbaner, Qendra Fetare ne Oslo, aktivistë të dalluar si z. Nufri Lekaj, Osmon Haxhimemedi, Daut Haxhaj,Nuhi Demiri,Xheladin Kika, kurse për arsye objektive përfaqësues të Shkollës Shqipe Naim Frashëri dhe asa të Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji mungonin sepse ishin të zënë në objektin e ri të tyre të clin e kan në ndërtim/ përfundim e sipër.
Poashtu në këtë takim pune ishin të ftuar mysafirë nga vendlindja ku kësaj radhe nderë të veçantë për ne ishite të kemi në mesin tonë z. Adem Zhitopotoku i cili njëherit është edhe këshilltar në kabinetin e z. Ibrahim Makollit., mysafirë tjerë ishin z. Xhevat Isufi poashtu  këshilltar në Ministrin e Diaspores me banim në Suedi, Abdilj-Baki Ademi nga Danimarka dhe Fexhri Asipi nga Organizata e Veteranëve të Luftës te Uck-së me banim në Danimark.
Z. Daut Haxhaj para të pranishmëve që ishin prezent në mbledhje shpalosi dokumentin e përgaditur dhe nj¨kohësisht inicuar nga vet ai, z. Nufri Lekaj e disa të tjerë.
Në propozim dokumentin jan paraparë disa sektore ku dhe u bisedua shum gjërë e gjatë. Poashtu diskutime kishte edhe reth përpilimit të emrit dhe logos  te kësaj organizate.
Nismën e krijimit të një organizate të tillë kombëtare apo kulturore si do që të titullohet ëshë majftë e qëlluar dhe e pëlqyer shum nga kabineti i Ministrisë së Diasporës, kështu që dy këshilltarët e përshëndetën këtë hapë të marrur nga vetë shoqatat vepruese këtu në Norvegji.
Të gjithë të pranishmit u dakorduan që të zgjidhet një koordinator dhe i cili do te punojë me grupet punuese intenzivisht deri në takimin e radhës në vjeshtë të këtij viti.
Propozim dokumenti u pranua unanimisht nga te gjtihë të pranishmit dhe koordinator u emërua z. Metush Bajrami.