Në një dhomë të Klinikës Universitare të Giessenit të Gjermanisë, dymbëdhjetëvjeçarja Erjona Duraku përballet me luftën më të madhe të jetës së saj: që të mbetet gjallë. Ajo është një vajzë e brishtë, por më e brishtë është zemra e saj e vogël. që çdo çast mund t’i ndal rrahjet.E shtrirë në një dhomë të repartit të fëmijëve, me nënën që i rri pranë, Erjonën e mban gjallë vetëm shpresa dhe fjalët e mira se do të gjendet ilaçi për të. Për të dhe familjen e saj, në këto çaste të rënda, fjalët janë ngushëllimi i vetëm dhe ndihma e vetme që u ofrohet. Sepse, Erjona ka nevojë për transplantim të zemrës, e edhe për ndihmë materiale me të cilën mund ta përballoj qëndrimin në spital, operimin dhe shërimin.Këto ëndrra zbehen para një viti e gjysem , kur vdes papritmas Shyqeri Duraku me 30.05.2008 në moshën 56 vjeqare nga një sulem ne zemër,ku ishte duke vallëzuar plot mbas 24 viteve ,prej vdekjes se nënes se tij,në darkën e organizuar nga kryeministri i Kosovës per profesorat e komunës së Klines , ku dallonte nga të gjith të pranishmit me vallzimin e tij aristik siq ishte edhe vet ne shpirt artisti dhe ku ishte në nje nder momentet me të bukura te jetës se tij .Pedagogu i njohur i artit figurativ i cili punoi dhe veproi ne Suharekë per 15vite,e Klinë per 20 vite. Mungesa e njeriut i cili tek gjeneratat të shumta të nxënësve e kultivonte dashurinë për të bukurën, për idealin dhe koloritin e jetës, ishte plagë e rënd për gjithë rrethin, e sidomos për fëmijët e tij të rinj Debatikun (student në Fakultetin Ekonomik),: Ermalin (student në Fakultetin e Mjekësisë), Arbanin (nxënës në Shkollën e Mesme) dhe Erjonën (nxënëse në Shkollën Fillore). Me vdekjen e Shyqeriut, nëna Xhylije humbi dashurinë e jetës së saj.
Erjona me nënen e saj në spital pas operimit
Pedagogeja e matematikës, e cila tek fëmijët dhe nxënësit e saj e zhvillonte ndjenjën e përsosmërisë dhe të së vërtetës, kuptoi se idealet e saj në Kosovën e sotme janë thjesht një ëndërr utopike. Jeta këtu është bardhezi, përsosmëri nuk ka, ndërsa e vërteta të shumtën e herëve është e hidhur. Me këtë zhgënjim ajo ballafaqohet sidomos sot.Akoma pa u shëruar plagët e mungesës së bashkëshortit dhe të prindit të devotshëm, Erjonës së vogël nisën t’i shfaqen komplikimet në zemër, të cilat fatkeqësisht mund të zgjidhen vetëm me transplantim. Me ndihmën e familjarëve të largët dhe gatishmërinë e Qendrës Klinike në Giessen për ta pranuar, Erjona transferohet në Gjermani.Por, ky udhëtim nuk e zgjedh problemin e saj. Qëndrimi i saj në Spital kushton, pasi kurimi i saj i vetem është transplantimi i zemres qe familja Duraku ëndërron se do të ndodh.Pos pranisë fizike, ledhatimeve dhe fjalëve shpresëdhënëse, ajo nuk mund të bëj asgjë për vajzën e vetme e as për tre djemtë që i ka lënë vetëm në Kosovë (dy nga të cilët – meqë nëna e tyre tashti është e papunë – i kanë ndërprerë studimet, për t’i dal zot vetes e Arbanit të vogël).Në moshën kur çdo fëmijë do të duhej të kuptojë se sa e bukur e sa e ëmbël është jeta; në moshën kur çdo fëmijë ndërton ëndrrat për të ardhmen; Erjona kërcënohet pothuaj çdo ditë nga vdekja. Ajo e do lojën, por nuk ka forcë ta shijoj. Ajo dëshiron të jetë e njëjtë, si të gjithë moshatarët dhe shokët e klasës që i ka lënë në Kosovë, e nuk mundet: sepse dita e re për të nuk është gjë tjetër pos edhe një betejë për të mbetur gjallë.Por, ajo është shumë e vogël që të dijë se ç’është lufta, e edhe më e vogël për të kuptuar se lufta e saj për mbijetesë – kur ndihma mungon – ka shumë pak gjasa të fitohet. Ndaj, në këto çaste, Erjona dhe nëna Xhylie kanë vetëm njëra-tjetrën. Ushqimi i vetëm shpirtëror i një bije dhe një nëne , është shpresa dhe besimi se humanizmi nuk do të mungojë, se ndihma do të ofrohet dhe se familjen e tyre do ta presin ditët e mbara.Jeta duhet të kthehet në familjen Duraku. Erjona e meriton këtë. Këtë e meritojnë edhe vëllezërit dhe nëna e saj.Ju lutemi ne emer te Erjones dhe Familjes Duraku ti ndihmoni sa do pak, sepse qdo cent i dhene do ta shton shpresen per jete dhe te rrahuren e zemres se vogel te Erjones.
Besojme se ketyre fjaleve do tju kishte bashangjitur dhe babai i Erjones po te ishte i gjalle. Ndihmoni! Për brenda Gjermanisë:Kinderherzzentrum GießenCommerzbank GießenKontonummer.: 222 246 100Bankleitzahl: 513 400 13Verwendungszeck: Spende für Erjona Duraku
Për jasht Gjermanisë:Kinderherzzentrum GießenCommerzbank GießenSwift: COBADEFF513IBAN: DE81513400130222246100Verwendungszweck: Spende für Erjona Duraku
—————————————————————————————–
Këtu po bashkangjes edhe një e-mail qe na ka shkru vllau i Eriones , Ermal Duraku:
Erjona dikur kur ishte e lumtur si te gjith fëmijet.
Me falni per kohen qe do te ju a merr ky email .Jam nje dajl nga Kosova,motra ime Erjona Duraku para 3 muajve u diagnostifiku nga nje semundje e rend e zemres ,fatkeqsishte ajo nuk kishte sherim ne Kosove sepse i vetmi shpetim i saj ishte transplanti i zemres ,keshtu me ndihmen e familjareve dhe gadishmerin e spitalit te Giesenit qe e pranuan si rast ne klinik ajo u transferua ne gjermani ne ket klinik .Keshtu qe ne gjith ket fatkeqsi ajo pat fatin e madh qe mrenda nje muaji te gjendet zemra per te keshtu qe me 16 janar ajo u operua dhe ju be transplanti i zemres .Por kjo nuk e zgjedh problemin e Erjones sepse nje transplant i zemres kushton shume qe familja jone nuk mund ta perballoj duke pas parasysh qe ne jemi tre vllezer ne moshe te re babai humbi jeten para nje viti kurse nena u detyrua ta nderprej punen per shkak te shendetit te Erjones.Sot Erjona gjendet ne spital mirpo i vetmi problem qe perballet ajo sot jane mjetet financiare(nese e keni parasysh qe sa mundet te kushtoj nje transplant i zemres ) keshtu qe edhe fakti qe e ka ba transplantin u zbeh se Erjona pa pare ne gjirollogari e spitalit as viza nuk i vazhdohet e Erjones patjeter i duhet te rrije atje afer spitalit se paku 1 vit e mos te flasim per shpenzimet e terapis qe duhet pas transplantit deri ne fazen rehabilituese.Ju lutem juve nese keni mundesi me na kontaktu edhe me na tregu nje menyre se si munde te kontaktojme me ju qe ta beni publik rastin te shqiptaret ne skandinavi,sepse ne besojme ne humanitetin njerezor edhe shpresojme se do te na dalin ne ndihme sepse qdo cent i dhen per te eshte i madhe per ne .ju lutem na kontaktoni kemi dokumentacion per te gjitha, me kontaktoni ne email edhe te gjitha do te ju a dergoj.Me respekt Ermal Duraku
Dokument (fax) që tregon se Eriona eshte e shtrirë në këtë spital