Se pari:Duhet te dijëçdo shqiptarë që jeton në dhe te huaj,se i huaj eshte per ate vend.Se nëdhe të huaj njeriu frymon ajrin e huaj,flet gjuhen e huaj,bashkepunon me njeriun e huaj,jeton ne shtepine e huaj,flet gjuhen e huaj,punon per kontributin e atdheut te huaj,por edhe veshtrohet nga syri i huaj,i cili sikur te duket qe don te pyes:Perse ke ardhur ketu?Puna e rëndë,malli dhe dashuria per atdheun,mezi te lenë te frymosh,megjithatë jeta duhet te behet.Një gjë duhet ta dijnë çdonjëri:Askush nuk e din sakt qka eshte dashuria peratdheun,pa jetuar larg atdheut.Mergimi eshte plaga qe kerkon sherim,medikament i vetem sherimi eshte menjanimi i shkaqeve qe kane shkaktuar kete plage.Deri atehere mergimtarin e mbajne,malli,dashuria,dhe rron duke pritur dite me te mira,me enderren te i kthehet Atdheut.Gjatë luftës në kosovë,emigrantët kosovar ndihmuan mbledhjen e fondeve,për të mbështetur luftëtarët shqiptarë,të cilët luajtënnjë rol shumë të rëndësishëm gjatë ndërhyrjes së NATO-s,për të çliruar Kosovën nga pushtuesit serb.Por të njejtit emigrant,shumica e të cilëve me një ideologji të majtë,u treguan më pak aktiv kur erdhi koha për të kontribuarnë ndërtimin e paqës.Nuk po e zgjasim të gjithë nuk kontribojnë njësoj në asnjë vend të botës.Emigrantët tanë kanë bërë edhe të pamunduren për të ndihmuar atdheun e tyre,duke lënë luksin e diasporës,për të ngjeshur armët në atdhe dhepër të flijuar jetën e tyre për vatrën e tyre,të tillë ka pasur shumë por po përmend vetëm rastin heroik të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci,Agim Ramadani,Salih Çeku etj.Po,dhe edhe rasti i parë edhe i dyti ishin kontribut që kameritën e pa shmangshme.Po pas mbarimit të luftës në Kosovë,a do të duhej të bënim të pa mundurën përtë ndihmuar vendin si përparatë themi në shpejtimine pavarësisë së Kosovës,apo me një ritëm deri në arritejen e pavarësisë?E njoh rastin kroat,në mos më larg,me kroatët emërguar në Gjermani.Ata veq burimeve të mëdha ndihmash,ushtronin një lob të fuqishëm në vendet e strehuarai,e cila arriti te bindete Bashkimin Evropian për një njohëje të shpejtë të shtetit të ri kroat,që dorën në zemër l lere që nuk e bëri diaspora jonë,por sot e tetë vite nuk po arrijnë të ebëjnë as lideret tanë.Nëse nuk jemi të gatshëm për një influencë politike ne vendet ku jemi strehuar,atëherë duhet të jemi të gatshëm në investime.Nuk duhet harruar edhe nese jemi shtetas të vendeve ku jemi strehuar,të shkolluar dhe të punësuar,dikush edhe i pasuruar mirë,neve duhet që përkushtimin të ia përcaktojmë atdheut dhe jo vendit ku jemi strehuar.Këto gjëra nuk duhet shiquar thjeshtë,njeriut atdhetarë intelegjent larg vendit të tyre gjërat duhen të na bëhen zemrën më të lidhur me atdheun.Nga ana jonësot ka shumë të rinjë që kanë studjuar në vende të evropës e më gjërë,dhe atje kanë fituar eksperienca të larta njohurishë,të cilat do të i bartnin në atdhe dhe do të ndihmonin atdheun e tyre,kjo ndodhë rrallë,këtë e bëjnë vetëm disa që i nxitë fort dashuria për atdheun,të tjerët nuk i kthehen tani atdheut i cili i gjendur në varfëri dhe ka nevojë për ndihmën tonë,por i kthehen luksit,për të dhënë eksperiencën e fituar vendeve të huaja.Sot Kosova gjendetende në një situatë kalimtare dhe e gjveshur nga pushtuesit,dhe si etillë ka nevojë për ndihmë nga gjithë ne,ashtu si kemi nevojë të i kthehemi tëgjithë,por jemi në pritjen e ndertimit të shtetit,e më pas të kthehemi pa u lagur.Kjo nuk është diqka që vlenë.Kosova ka nevojë sot për ne,thuajaq sa kishte nevojë para tetë vitesh,prandaj qëndrimi ynë jashtë saj duhet të arsyetohet,me ndihmën e e kontributeve,bartëjen e eksperiencave si dhe ndërtimin e imazhit të saj në vendet ku jemi strehuar.Pra nga ne lypset një ndërthureje e interesave të atdheut tanë me vendet ku jemi strehuar në perendim.Një dijetar i madh i yni pat thënë:â€Atdheun duhet dashur edhe kur të vretâ€.Të kthyarit ndoshta hasen në sakrificat e tyre,por morën një hap të sigurtë dhe u ngulitën në trojet e tyre.Dëshira e çdo mërgimtari është të kthehet në vendlindjen e vet,por disa kanë humbur bazën e tyre për të nisur jetëne tyre nga fillimi në trojet e tyre,andaj ju duhet edhe shumë kohë për të u përballur me mërgimin,derisa të krijojnë kushtet për kthim në atdhe.Qëndrimet e tyre jashtë atdheut janë të arsyeshme nëse ata përpiqen të bëjnëkrejt çka munden për atdheun dhe kombin,ashtu si bëri veprimtari ynë kombëtarë,arsimorë,krijuesi,publicisti dhe mësuesi ynë i shquar Imri Trena,me banim në Norvegji.
Imri Trena, u lind më 11.8.1961 në fshatin Begrace të Kacanikut. Në vitin 1965 familja e tij u shperngul në fshtatin Gerlice të Ferizajt. Shkollen fillore kreu në Kacanik të vjetër, të mesmen në Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Një kohë punoi në arsim në fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe në barnatoren bujqësore “Fitofarma†në Ferizaj. Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe në Kosovë e Maqedoni.Vite me radhë dha kontribut të cmuar edhe në Radio Prishtinë, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( në programet informative e kulturore ) si dhe në Radiostacionin privat Radio Vati në Shkup. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmë.Me vetiniciativë, më vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional “Zërin e Arbëritâ€, medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në Oslo e rrethinë.Kështu mund të thuhej në fillim të hapëjes së këtijradiostacioni,i cili sot është bërë radiostacioni më i dëgjuar në mbarë botën ku jeton diaspora shqiptare ,në Zelanden e Re,Kanada,kudo në Europë dhe trojet shqiptare,që vet dëgjuesit nga Shqipëria,Tetova,Medvegja,Kosova.Ulqinithonë se Radio Zëri i Arbërit,është radioja më e dëgjueshme.A thua përse ndodhë kjo?Unë them:Kjo ndodhë nga puna e paepur dhe shumë e vullnetshme e mikut tonë Imri Trena.Të nisish një punë në baza vullnetare,dhe të mos i shmangeshpër asnjë çast,këtë mund të e bëjnë vetëm njerëzit me zemër të madhe si është miku ynë i madh Imri Trena.Radio Zëri i Arbërit është në dispozicion të dëgjuesëve plot njëzet e katër orë.Imriu nuk e ka të vetmen punë udhëheqëjene radios,ai kryan edhe misionin më të shejtin për mërgimtarët,ky është misioni i mësuesit,që fëmijëve tonë në mërgim ua ndezë zjarrin e atdhedashurisë në zemër,ua mëson historinë dhe gjeografinë e atdheut,gjuhën,kulturëndhe traditën shqiptare,pa të cilat fëmijët tonë do të i gllabëronte asimilimi.Pas kthyarëjes nga puna Imriu iu përkushtohet dëgjuesëve të vet,i urtër,i dashur,me tone joshëse dhe zërin e ëmbël,kënaq dëshirën e dëgjuesëve.Emisionete radios Zëri i Arbërit janë:historike,kombëtare,intervista me njerëz që kryesojnë gjitha fushat kombëtare,kulturore,teologjike,poet e këngëtarë të shquar,programe për fëmijë,dëshirat e dëgjuesëveâ€Mikrofoni i dëshirave tuajaâ€,të premteve nga ora njëzet e dy deri në orët e vona të mëngjezit është fjala e bukur artistike,ku deri më tani janë dëgjuar zërat e krijuesëve më të mëdhenj nga diaspora shqiptare dhe nga atdheu.Veprimtarë i shquar kombëtarë,mësues,krijuesdhe kryeredaktor i Radios Zëri i Arbërit,Imri Trena nuk di për pushimin,ai punon,punon dhe si u shpreh një natë ,gjëja që më së paku ai do është gjumi.Eshtë kryeredaktor i kësaj radioje që nga fillimi i punës, më 2 korrik 2001,pranë ka njerëzit që e mbështesin në moderimin e programeve,njerëz intelektual,atdhedashës dhe të besueshëm si:Shemsije Trena,Majlinda Trena,Ali Rexhepidhe Driton Jashari.Dhjetë vjet punë kombëtare,në Radion Zëri i Arberit,Imri Trena ka mbajtur gjallë frymën kombëtare të mërgimtarëve,por jo vetëm kaq në arkivin e radios ka ruajtur kulturë dhe dokumente historike që sot u mungojnëradiove në Kosovë.Në Kremtimin e dhjetëvjetorit të punës,që do të mbahet këtyre muajëve,Imri Trena ka marrur në baza vullnetare një barrë të madhe mbi supe.Kjo barrë është mjaft e frytshme,por kërkon mund të madh,mjete materiale dhe intelekt.Ai ka tubuar intervista,biseda,krijime,letra të rëndësishme të dëgjuesëve të radios,të cilat në dhjetvjetorin e punës do të i botoi në një libër voluminoz të pagëzuarâ€Zërat e Zërit të Arbëritâ€:Mundi që ka bërë për këtë nuk shpaguhet nga se tani libri thuajseështë i pregatitur,por mjetet materiale për këtë libër voluminoz për mikun Imri janë shumë barrë e rëndë.Këtë nuk e ka thënë kurrë as Imriu,askush nga stafi i radios,por unë mendoj se dëgjuesit dhe krijuesit e mirëfilltë do ta mbështesinaq sa kanë mundësitë e tyre.Ky liber do të mbetet thesar i punës së frytshme kombëtare dhjetëvjeçare,por edhe dokument historik nëpër breza.Imri Trena është edhe krijues i shquar me vlera të larta në letërsinë tonë.Thënë drejtne shqiptarët e shkapërderdhur nëpër botë,me veshtërsi ia dalim të tubojmë librat e krijuesëve tonë,por pjesëza të librave të tij që kam lexuar në internet dëshmojnë se ai ka krijimtari plot vlera, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo të Norvegjisë, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2005.Deri me tani ka botuar këto vepra:“Buzëqeshja e tretur†(1996)“Andej është Kosova†(2004)“Plagë në zemër†( 1998)“Rruga e hidhur†(2007)“Shtegtimi i shqipeve†(1999)“Dhembje e lot†(2007)“Prapa grilave†(2001) “Në Kampin Bjornebek†(2008)“Kosova ime e madhe†(2002)“Aromë manushaqejeUnë jam në njohuri se Imri Trena ka botuar edhe libra tjera,si dhe në pregaditje për botim ka edhe disa libra tjerë,po që nuk kam pasur mundësi të mësoj titujt e tyre.. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2005.
Imri Trena, ka një përgatitje Universitare prej 01.09.1999 e këndej pa ndërpre, punon pranë shkollës shqipe të mësimit plotësues “Naim Frashëri†në Oslo. Puna e tij është në baza vullnetare. Për ta mbajtur mësimin më fëmijëtnga treva të ndryshme shqiptare këtu në Oslo, i duhet të udhëtoj 80 km në të dy drejtimet dhe nuk ndodhë që t’i humb orët e mësimit. Imriu, është i përpiktë në detyrën e shenjët prej një mësimdhënësi të dalluar, duke punuar me klasë të kombinuara prej të parës e deri te e pesta.Gjatë kësaj periudhe 15 vjeçare të punës mësimore dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, Imriu ka dhënë rezultate të duhura pune, ngase gjithnjë ka përdor metoda bashkëkohore, pedagogjike duke i përshtat atë natyrës së punës në diasporë. Puna e këtillë ka dhënë dhe do të jep frytet e nevojshme në klasat ku është kujdestar, duke i kryer me pedanteri punët administrative. Notimin e bën në mënyrë të drejt dhe sistematike. Andaj për te gjitha këto ka fituar besimin dhe respektin si të nxënësve ashtu edhe te prindërve, të kolegjiumit, të rrethit shoqëror, sepse punën kurdoherë e kryen me sukses të plotë. Ende është në vazhdën e punës me nxënës, që i do shumë.Sipas mendimit tonë, e duke u mbështetur në rezultatet e punës,dhe krijimtarisë së tij shpresojmë se Imri Trena mund t’i përgjigjet me lehtësi dhe sukses punës edukative.
Misioni i mësuesit, ishte obligim moral, kombëtar dhe atdhetar që Imri Trenae vazhdoi dhe e aplikoi edhe tek fëmijët e tij dhe të shumë breza më radhë, për të arsimuar dhe edukuar gjenerata të tëra në frymën e atdhedashurisë dhe duke kultivuar dhe ngritur vetëdijen kombëtare.Si njeri i paepur në punën e tij,ai veç aktiviteteve mësimore me nxënësit e vet ka punuar pa ndërpre edhe nëaktivitetet jashtshkollore,aktivitete të lira në të cilat ka stërvitur nxënësit e tij në forcimin e dashurisë për atdheun,stërvitjet kulturore,ku ka shënuar aktivitete kulturoro-arsimore me nxënësit e tij në festat shkollore dhe kombëtare,ku nxënësit e tij janë kurorëzuar me suksese të një pas njëshme.Nxënësit e tij e duan shumë mësuesin Imri,ku edhe kam nxënë disa pamje fotosh,kur nxënësit shquheshin në sukseset e tyre,nga gëzimi e përqafonin ngrohëtmësuesin e tyre Imri Trena.Për Imri Trenën mund të shkruajmë e flasim shumë,por të themi se ky veprimtarë i shquar kombëtar dhe arsimor,edhe në mërgim e gjeti vetën,iu përkushtua kombëtares dhe puna e tij dha rezultatetë frytshme në shoqërinë tonë në diasporë.Nxënësit e tij që sot i shkruajnë,recitojnë dhe këndojnë atdheut,Adem JASHARIT,Ibrahim Rugovës,UÇK-së,lirisht mund të themi se i kanë shpëtuar asimilimit.Imri Trena me mishërimka luftuar antivlerat dhe në punën e tij arsimore dhe në radion e tij kombëtare,asnjëherë nuk ka rast të hasemi në antivlera.Shkruan :Shaban Cakolli