“Ne duam të shtojmë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke pasur parasysh interesat tona dhe qasjet pragmatiste”, ka thënë Medvedev.Këto komente presidenti i Rusisë i ka bërë në Kremlin me rastin e dorëzimit të letrave akredituese të ambasadorëve të rinj, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i Shqipërisë.“Dialogun ruso-shqiptar e konsiderojmë si një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Medvedev. /rel/