Njerëz që mendja dhe zemra u rrahë për vendlindjen,atdheun,kombin,gjuhën dhe artin kombëtar ng ado që shkojnë kanë dashurinë,nderin dhe rrespektin.Ata ngado që shkojnë në mendje dhe zemër bartin dashurinë për të bërë diqka kombëtare,të cilën e shprehin nëpër mes fjalës së folur dhe penës së shkrimit,më pas e realizojnë në vepër.Këtë dashuri për atdheun dhe kombinshpesh janë munduar të ua shuajnë armiqët,përkundrazi burimi i saj pavarësisht nga kërcnimet,maltretimet dhe ndjekëjet,vetëm është shtuar,rritur dhe forcuar.Njerëzit që bëjnë për atdheun dhe kombin,për gjuhën dhe kulturën,jetojnë në zemrën e atdheut dhe kombit dhe jeta e veprave të tyre nuk shuhet kurrë.Dikur njoha një student në Prishtinë, ky ishte Ilmi Trena,e njoha si student,ashtu student isha vet,por kjo njohëje sikur ishte sipërfaqësore!Them kështu ngase më vonë gjithnjë e më shumë mësova për te,duke lexuar nëpër faqet e gazetave,revistave dhe përmes valëve tëRadiove tona.Më thanë se një kohë punoi mësues dhe shpërndau rreze diturie tek të rinjët Kaçanikas.Më pas kam lexuar libra dhe shkrime edhe kohën kur isha në mërgim nga ky njeriintelektual dhe veprimtarë kombëtar,kam lexuar në gazeta të diasporës sonë,revista deri te revista për fëmijë në mërgim”Doruntina”.Po ky njeri i mpreht i penës dhe dijes shpërndanëburim drite tek fëmijët e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Norvegji.Atyre ua ofron atdheun e tyre duke u mësuar gjuhë,kulturë dhe traditë,histori dhe gjeografi shqiptare.Po vepra e tij është më e gjërë se kaq:Ai atje me një iniciativë këmbëngulëse formoi një medium tejet të rëndësishëm jo vetëm për mergimtarët në Osllo,por për gjitha diasporat tona,dhe kohën e kyqëjes në net rëndësia e këtij mediumi rritet në hapësirën mbarë shqiptare.Për ne mërgimtarët mediumi”ZËRI I ARBËRIT” është dashuri shpirtërore,ky medium na lidhë me pjesët tona të atdheut,na bënë çastet e emitimit të tij të ndihemi pranë atdheut,por na njeh edhe me jetën e njerëzve tanë aktiv në mbarë diasporën shqiptare,fëmijët,shkollat shqipe atje,kulturën,artin dhe sportin shqiptar……..Këto njohuri nga ky medium vijnë nga veprimtarë të shquar Ilmi Trena dhe letrarja e shquar dhe moderatorja e “ZËRIT TË ARBËRIT” Majlinda Trena. Imri Trena, u lind më 11.8.1961 në fshatin Begrace të Kacanikut. Në vitin 1965 familja e tij u shperngul në fshtatin Gerlice të Ferizajt. Shkollen fillore kreu në Kacanik të vjetër, të mesmen në Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Një kohë punoi në arsim në fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe në barnatoren bujqësore “Fitofarma” në Ferizaj. Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe në Kosovë e Maqedoni.Vite me radhë dha kontribut të cmuar edhe në Radio Prishtinë, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( në programet informative e kulturore ) si dhe në Radiostacionin privat Radio Vati në Shkup. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmë. Me vetiniciativë, më vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional “Zërin e Arbërit”, medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në Oslo e rrethinë. Eshtë kryeredaktor i kësaj radioje që nga fillimi i punës, më 2 korrik 2001, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo të Norvegjisë, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2005. Deri me tani ka botuar këto vepra:”Buzëqeshja e tretur” (1996) “Andej është Kosova” (2004)”Plagë në zemër” ( 1998) “Rruga e hidhur” (2007)”Shtegtimi i shqipeve” (1999) “Dhembje e lot” (2007)”Prapa grilave” (2001) “Në Kampin Bjornebek” (2008)”Kosova ime e madhe” (2002) “Aromë manushaqeje” (2008) MAJLINDA TRENA Majlinda Trena u lind më 18 maj të vitit 1985 në fshatin Gërlicë të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në fshatin Komogllavë. Në vitin 1999 migroi bashkë me familjen në Norvegji. Shkollën e mesme, ekonomi dhe biznes, i kreu në qytetin Ski të Norvegjisë, kurse shkollën e lartë, drejtimin e mjeksisë në Oslo. Për momentin punon si asistente e stomatologjisë në Oslo. Krahas mësimit dhe punës, Majlinda merret edhe me krijimtari letrare. Êshtë realizatore dhe moderatore në radiostacionin regjional Zëri i Arbërit dhe në radion norvegjeze Radio-Follo, në të cilat ka realizuar qindra emisione. Gjithashtu merret edhe me shkrime, libri “Larg Atdheut”është libri i saj i parë.