I armatosur me mjete eksploduese, Dragan Maric, ka hyrë në ndërtesën e presidencës së Serbisë në Beograd, ka transmetuar agjencia e lajmeve B92. Policia ka thënë se personi në fjalë është i njohur për policinë. B92, ka shkruar se Maric disa herë, kryesisht përmes postes elektronike, ka kërcënuar se do ta çojë në ajër presidencën. Maric ka probleme me Gjykatën Ekonomike dhe mendohet se ky është shkaku që ai i është kërcënuar presidencës.Edhe më parë janë botuar dhe publikuar biseda informative me personin në fjalë. Sipas B92, MPB e Serbisë tashmë ka formua ekipin negociues për ta larguar. B92 thotë se rreth ndërtesës së Presidencës gjenden forca të mëdha të sigurisë me uniforma dhe civil, si dhe pjesëtarët e brigadës së intervenimeve, ndërsa vetë ndërtesën po e ruan Armata e Serbisë.Trafiku në atë pjesë të rrugës, (Mbreti Milan) është ndaluar ndërsa këmbësorët dhe ngasësit po drejtohen kah rrugët alternative. B92 thotë se jo zyrtarisht kryetari Tadic nuk gjendet në ndërtesën e Presidencës.