Sot ishte dita e fundit për vititn shkollor 2012 / 2013 për shkollën shqipe «Naim Frashëri» dhe atë mësim-besimit «Urtësia» në Oslo!
Si cdo vitë edhe kësaj radhe u manifestua dhe në formë solemne u shpërndanë dëftesat edhe dhurata simbolike për të gjithë nxënësit. U mbajtën edhe fjalime nga kryetari i QIKSHN-së z. Fati Abdi i cili i përshëndeti nxënësit e dy shkollave dhe ju dëshiroj pushime të kendshme verore dhe kërkojë që në vjeshtë të vijnë sa më shumë në shkollë sepse kushtet do ti kemi shum me te mira per mesimbajtjte në lokalet e reja të kësaj qendre.
Poashtu për këtë ditë solemne të përfundimit të vitit shkollor folën edhe kryetari i LASH-it në Oslo z. Rexhep Kurtishi, mësimdhënësi z.Imri Trena, Kryetarja e LSHASHN-së znj. Fikrije Bylykbashi, sekretari i Shoqatës Rilindja, z. Metush Bajrami
Mysafirët special në këtë manifestim, pra ata të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë recituan para fëmijëve dhe prindërve të tyre dhe gjithë të pranishmëve në manifestim.
Mësuesit e dy shkollave i kishin përgaditur fëmijët dhe ata para të gjithëve prezantuan një program të begatuar me këngë, recitime, ilahije lexim kuranor dhe dua.
Programin dhe skenografin e përgaditën Shoqata Rilindja, z. Metush Bajrami, në bashkpunim me këshillin e prindërve pranë dy shkollave me kryetar z. Sadik Bela.