Prishtinë, 16.02.2011 13:50
Përfaqësuesit e institucioneve të larta shtatore dhe pretendentet e këtyre posteve, në vendet demokratike, gjatë veprimtarisë së tyre politike dhe punës institucionale mbështeten fuqishëm edhe nga bashkëshortet e tyre.Kjo praktikë në vitet e fundit ka filluar të funksionojë edhe në Kosovë, por i vetmi që nuk është parë kurrë me bashkëshorten e tij, as gjatë fushatës zgjedhore, e as në aktivitete tjera, është kandidati për president të Kosovës, Behgjet Pacoilli, duke mos u dhënë mundësinë qytetarëve të Kosovës të mësojnë se kush do të jetë zonja e parë e Republikës së Kosovës.Madje as në shkrimet e shumta për biografin e tij nuk shkruan se kush është bashkëshortja e tij. Rasti i rrallë që Pacolli kishte përmendur bashkëshorten e tij, por pa emër, është njoftimi që ditë më parë ka bërë në “Facebook” për lindjen e djali të tij Diarit.“Miq të nderuar, ju njoftoj se në familjen time këto ditë kemi momente gëzimi, Zoti na ka gëzuar, im shoqe ka lindur edhe një djalë, e kemi pagëzuar Diar, i lindur më 26. 01. 2011 në ora 17:56 min, 4.8 kg, 55cm i gjatë”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij, njofton Kosovapress.Krejt çka Kosovapress ka mundur të mësojë për bashkëshorten e Pacollit, është një interviste e Begjet Pacollit që i ka dhënë revistës kroate “Nacional” në vitin 2007, në të cilën tregon se bashkëshortja e tij është Maria Pacolli, lindur në St. Petersburg të Rusisë, e cila tani është 33-vjeçare. Madje aty është e botuar edhe një foto e saj bashkë me Pacollin.Edhe për kundër insistimeve të shumta për të marrë informacione rreth biografisë së Behgjet Pacollit, zëdhënësi i AKR-së, Arbër Geci, nuk u tregua i gatshëm për dy ditë të përgjigjet për Kosovapress, me arsyetimin se ishte i zënë. Fjalia e vetme që në një rast ka thënë Geci, ishte se nuk mund të flas për këtë çështje pa biseduar me presidentin.“Nuk mund të ju përgjigjem ne lidhje me këtë pa u konsultuar me presidentin Behgjet Pacolli”, tha Geci.Ish-këshilltari për informim i ish-presidentit Fatmir Sjediu, Xhavit Baqiri ka thënë për Kosovapress se në Kushtetutën Republikës së Kosovës e përcaktohet qartë që presidenti është faktor i uniteti i popullit të Kosovës.“Nuk dua të paragjykoj në askënd, secili kandidat për këtë postë të rëndësishëm do të duhej të kishte absolutisht biografi të qartë të pastër dhe të mos të ketë asnjë shifër më të vogël. Kushdo qoftë që zgjidhet president i Republikës së Kosovës të ketë atë, rol dhe të jetë një faktor i rëndësishëm unifikues edhe në kuadër të skenës politike, por edhe qytetare, të ketë një kontakt edhe me shoqërinë civile”, tha Beqiri.Ai ka shtuar se do të ishte absolutisht e nevojshme që secili kandidat të bëjë të qartë gjithçka që do t’i interesonte qytetarëve të Kosovës, pasi që posti i presidentit është një post i rëndësishëm.Në librin biografik “Nga sfida në sfidë jeta, Behgjet Pacolli”, ai shkruan se ka katër fëmijë, tri vajza e një djalë, duke përfshi edhe dy vajzat nga martesa e parë, ndërsa fëmija i pestë i ka lindur në janar të vitit 2011. Por, nga ajo që dihet është se Pacolli për disa vite ka qenë i martuar edhe me shqiptaro-italianen Ana Oksa. Po ashtu në libër shkruan se ka një familje të lumtur me gruan e tij të quajtur Masha.Nëse Behgjet Pacolli merr miratimin e Kuvendit të Kosovës për president të vendit, ish-zonja e parë e Kosovës pas Fanë Rugovës, Nezahete Sejdiut dhe bashkëshortës së u. d. të presidentit të tanishëm Jakup Krasniqi, Sevdije Krasniqi, do të jetë 33 vjeçarja Maria Pacolli, siç thotë në intervistë, apo Masha siç shkruan në libër.