Proceset e montuara politike kundër shqiptarëve, të motivuara nga urrejtja etnike dhe fetare, kanë qenë dhe mbeten një nga karakteristikat e funksionimit të institucioneve shtetërore të Maqedonisë që nga themelimi si republikë në kuadër të Federatës jugosllave e deri në ditët e sotme.Kërkojmë nga BDI-ja, si argat aktual në legjitimimin e dhunës antishqiptare, që të ndërpret hipokrizinë sepse ajo e dinë fare mirë se nuk ka “zgjidhje juridike për të dënuarit” e pafajshëm shqiptar”, thuhet në komunikatën e BDSH-së e cila kërkon ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar që të ushtrojnë presionet e domosdoshme mbi autoritetet e Shkupit për të ndërprerë proces e montuara politike kundër shqiptarëve, për lirimin e menjëhershëm të gjithë të pafajshmëve dhe dëmshpërblimin adekuat për të gjitha vuajtjet e shkaktuara nga padrejtësitë institucionale të shtetit maqedonas./ALSAT-M/