Salla ishte e vogël për të i zënë që të gjithë bashkatdhetarët që ishin pjesë e këtij takimi informativ dhe vëllazëror me dy liderët e Qeverisë së Kosovës!
Takimi zgjati 2 orë të plota, ku sëpari për fjalë përshëndetëse ju paraqitë te pranishmëve zonja Gërvalla dhe më pastaj, Kryeminstri Kurti dha shpjegime ne detaje për arritjet e Qeverisë në këti 4 vite të tij, si dhe apeluan që të dy që popullata jashtë Kosovës pra Diaspora të bëjnë sa më parë regjistrimin – gjë që është një ndër proceset më të rëndësishme zhvillimore të vendit! Kryeminstri u ishte mirënjohës edhe kompanive investive nga Norvegjia në Kosovë, me shpresë që numri prej 20 kompanive deri më tani të rritet në vitet në vazhdim.
Takimi i përmbyll me duartrokitje dhe fotografi te shkrepura nga të pranishmit në sallë me dy liderët,pra Kryeministrin Kurti dhe Zavendëskryeministren Gërvalla.
Metush Bajrami, Oslo
Foto: @Nexhat Domi