Kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta ka thënë se pas kësaj konference që është e katërta me radhë, do të jetë edhe një tjetër pas mesnate, në të cilën pritet të jepen rezultatet edhe rezultatet preliminare.Për certifikimin përfundimtar të rezultateve, Lushta ka theksuar se çdo hap do të bëhet sipas ligjit.“Ne do t’i respektojmë dispozitat ligjore, ju e dini se çka kërkon ligji. Ligji parashikon që pasi që të publikohen rezultatet të vendoset lidhur me ankesat eventuale dhe të përfundojnë të gjitha ankesat dhe parashtresat që i drejtohen KZAP-it si dhe Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj jemi të gatshëm për certifikimin e rezultateve. Andaj ne do ta respektojmë ligjin”, ka thënë Lushta.Zyrtarët e KQZ-së kanë paraqitur edhe disa incidente që kanë ndodhur në orët e mbrëmjes, por sipas tyre, këto incidente nuk do të ndikojnë aspak në procesin zgjedhor.Kryeshefi ekzekutiv të KQZ-së, Xhemajl Peçani ka prezantuar disa raste të incidenteve në Han të Elezit, në Artanë dhe në Lipjan.“Nga zyrtari ekzekutiv në komunën e Hanit të Elezit në qendrën e votimit 33/03 në fshatin Gorancë, rreth orës 17.00 gjithashtu ka ndodhur një incident, i cili është raportuar nga zyrtari ynë. Gjithashtu në komunën e Novobërdës, përfaqësuesi i subjektit politik SNSD Radovan Dimiq, kandidat për kryetar të komunës, sipas informatës që kemi marrë nga menaxheri i qendrës së votimit 14/01D në orën 17.05 i ka tërhequr vëzhguesit dhe anëtarët e këshillave të vendvotimit nga kjo qendër. Gjithashtu nga zyrtari ekzekutiv i komunës së Lipjanit në fshatin Janjevë në qendrën e votimit 13/03E është konfirmuar dhe një incident, në mes të menaxherin të qendrës së votimit dhe disa personave”, ka thënë Peçani.Pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje ishte 376 mijë e 337 votues ose në përqindje 37.87 për qind, ndërkaq nëpër komuna pjesëmarrja në përqindje ishte si vijon; Gjilan 40.26 për qind, Sharr 35.90 për qind, Burim 26.29 për qind, Kaçanik 45.24 për qind, Klinë 46.85 për qind, Dardanë 41.21 për qind, Mitrovicë 25.69 për qind, Lipjan 50.55 për qind, Artanë 32.93 për qind, Kastriot 40.13 për qind, Rahovec 42.66 për qind, Pejë 22.22 për qind, Besianë 37.19 për qind, Prizren 37.77 për qind, Shtërpcë 54. 26 për qind, Therandë 46.52 për qind, Viti 43.49 për qind, Vushtrri 33.23 për qind, Malishevë 46.39 për qind, Junik 45.93 për qind dhe Hani i Elezit 60.08 për qind.Në raundin e parë të zgjedhjeve përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje ishte 45.23 për qind, ndërkohë që në balotazh në vitin 2007 pjesëmarrja e votuesve ishte 31.8 për qind.Mbyllen qendrat e votimitNë ora 19.00 janë mbyllur dyert e qendrave të votimeve në 21 komuna të Kosovës, ku gjatë ditës qytetarët kanë votuar në rrethin e dytë për zgjedhjen e kryetarëve, ndërsa mund të votojnë vetëm ata qytetarë që kanë qenë duke pritur për të votuar.Komisioni Qendror Zgjedhor në ora 20.00 do të mbajë konferencë për media,për të njoftuar lidhur me ecurinë procesit zgjedhor, ku deri në ora 15.30 kanë votuar rreth 27 për qind e votuesve.Gjysmë ore më herët, 19.30, koalicioni i OJQ-ve kosovare “Demokracia në Veprim” do të mbajë një konferencë për media, ku do të dalë me të dhënat më të reja për procesin zgjedhor, të cilat i ka marrë nga vëzhguesit e saj në terren.Deri në orën 15.30 votuan 26.82%Drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës kanë bërë të ditur se deri në ora 15. 30 minuta në 21 komuna të Kosovës kanë votuar 266.543 votues, ose 26.82 për qind, ndërsa kanë thënë se janë evidentuar edhe disa incidente, me të cilat gjatë procesit zgjedhor do të merret Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP).Sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, të gjitha parregullsitë e konstatuara gjatë procesit zgjedhor do të merret Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), ndërsa rezultatet më të plota preliminare do të publikohen gjatë ditës së nesërme.“KQZ-ja i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për raundin e dytë dhe KQZ-ja tenton që i tërë procesi i votimit të zgjedhjeve të shkojë ashtu siç kërkon ligji. Nëse ka pasur manipulime, me siguri se për ato do të raportohet dhe me këto do të merret KZAP-i, gjegjësisht Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë ajo.Ndërkaq, Xhemajl Peçani, kryeshef ekzekutiv i KQZ-së, ka thënë se përveç raporteve për daljen e votuesve në zgjedhje, nga zyrtarët ekzekutivë, KQZ ka marrë informata edhe për incidente të evidentuara nëpër komuna.Ai ka thënë se këto raporte tregojnë për një incident në Artanë, ku kryesuesi i vendvotimit ka njoftuar se një vëzhgues i LDD-së, në kohën kur kryesuesi i vendvotimit ka qenë në pushim dreke, ai vëzhgues ka marrë fletëvotime dhe ka tentuar t’i hedh në kutinë e votimit, kurse një incident tjetër është nga Dardana, konkretisht fshati Tugjevc, ku kryesuesi i një vendvotimi është kërcënuar nga persona të panjohur dhe policia ka ndërmarrë masat e duhura.Peçani ka përmendur edhe një rast Mitrovicë ku në tri vendvotime në katrorin e kandidatit të PDK-së, Avni Kastrati është vërejtur një pikë, por është konstatuar se pika ka qenë e printuar nga prodhuesi i fletëvotimeve dhe nuk është vërejtur fare nga këshillat e vendvotimeve, por nga persona të tjerë, por është konstatuar se kjo gjë nuk e dëmton procesin.“I kemi incidente të vogla që janë incidente teknike dhe fare, sipas mendimit tonë, nuk e dëmtojnë procesin, sepse nuk janë shkelur procedurat e votimit dhe numërimit dhe nuk e dëmtojnë procesin fare”, ka thënë Peçani.Ndryshe, në konferencën e tretë me radhë udhëheqësit e KQZ-së kanë njoftuar se deri në orën 15 e 30 në Hanin e Elezit kanë votuar 52.56 për qind e votuesve, Mitrovicë 15, në Gjilan 29.42 për qind, në Sharr 26.63 për qind, në Burim 18.17 për qind, në Lipjan 32.46 për qind, në Artanë 23.94 për qind, në Kastriot 27.55 për qind, Rahovec 27.31 për qind, në Pejë 14.67 për qind, në Besianë 27.65 për qind, në Prizren 26.07 për qind, në Shtërpcë 38.71 për qind, në Therandë 35.09 për qind, në Viti 34.43 për qind, në Vushtrri 23.13 për qind, në Malishevë 35.18 për qind, në Junik 38.88 për qind, në Klinë 39 për qind, në Kamenicë 26.27 për qind dhe në Kaçanik 32.89 për qind.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë konferencën e radhës në orën 20.00, ndërkaq ka paralajmëruar edhe një konferencë tjetër në orën 24.00, ku pritet të prezantojë rezultatet e para preliminare, me ato vota që kanë arritur të numërohen, përderisa rezultatet e plota preliminare, sipas zyrtarëve të KQZ-së, do të prezantohen nesër.Konferenca e radhës e KQZ-së mbahet në ora 20.00Deri në 11.30 votuan 9.93% e qytetarëveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e dytë për media ka dhënë rezultatet e para të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje, deri në orën 11 e 30, duke bërë të ditur se deri në këtë orë në zgjedhje kanë dalë 98.653 votues, ose 9.93 për qind.Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka dhënë rezultat e pjesëmarrjes së votuesve për secilën komunë, ndërkohë që ka mohuar të ketë pasur parregullsi, përveç dy vonesave të vogla në dy vendvotime.“Parregullsi nuk ka pasur në hapjen e qendrave as të vendvotimeve, ka pasur vetëm vonesa të vogla dhe ato në dy vende dhe ishin nga 45 minuta, kurse për hollësira tjera nuk kam informatë”, ka thënë Lushta.Përkitazi me mos hapjen e 22 vendvotimeve në Mitrovicë dhe dërgimin e ekipeve mobile atje, Lushta ka thënë se për komunat e veriut ende nuk ka informacion nëse po dalin qytetarët në zgjedhje.“Unë e kam këtu vetëm raportin për Mitrovicën në përgjithësi, jo edhe për komunat e veriut. Atje ekipi mobil është dhe në fund të ditës do t’iu japim informatë lidhur me këtë, domethënë a ka pas votues edhe në atë ekip mobil”, ka thënë ajo.Sipas të dhënave të KQZ-së, pjesëmarrja e votuesve në 21 komunat ku po mbahen zgjedhjet në raundin e dytë deri në orën 11 e 30 është si vijon: Gjilani ka 87.430 votues, kanë dalë në zgjedhje 8.117 votues, ose 9.28 për qind, Sharri 35.454 votues, kanë dalë në zgjedhje 3.883, ose 10.95, Burimi 38.538 votues, kanë dalë në zgjedhje 2.693, ose 6.99, Kaçaniku 29.397 votues, kanë dalë në zgjedhje 4.157, ose 14.14, Klina 36.576, kanë dalë në zgjedhje 6.307, ose 17.34, Dardana 34.540, kanë dalë në zgjedhje 3.269, ose 9.46, Mitrovica 43.307, kanë dalë në zgjedhje 5.394, ose 6.71, Lipjani 48.084 votues, kanë dalë në zgjedhje 4.841, ose 10.07 për qind, Artana 7.938 votues, kanë dalë në zgjedhje 791, ose 9.96, Kastrioti 20.204 votues, kanë dalë në zgjedhje 1.703, ose 8.43, Rahoveci 47.400 votues, kanë dalë në zgjedhje 3.704, ose 7.81, Peja 89.156 votues, kanë dalë në zgjedhje 5.86, ose 5.70, Besiana 71.968 votues, kanë dalë në zgjedhje 7.554, ose 10.35, Prizreni 127.849 votues, kanë dalë në zgjedhje 12.341, ose 8.95, Shtërpca 12.260 votues, kanë dalë në zgjedhje 2.290, ose 18.68, Theranda 55.532 votues, kanë dalë në zgjedhje 7.125 ose 12.83, Vitia 41.438 votues, kanë dalë në zgjedhje 5.956 ose 14.37, Vushtrria 60.762 votues, kanë në zgjedhje 4.279, ose 7.04, Malisheva 42.318 votues, kanë dalë në zgjedhje 6.147, ose 14.53 për qind, Juniku ka 4.962 votues, kanë dalë në zgjedhje 883, ose 17.80 dhe Hani i Elezit ka 7.683 votues, kanë dalë në zgjedhje 1.933, ose 25.16 për qind e votuesve.Konferenca e radhës e KQZ-së mbahet në ora 17.00. /kosovapress/Kosova votonPrizrenKomisioni Komunal Zgjedhor ka njoftuar se në komunën e Prizrenit janë hapur të gjitha qendrat e votimit, kurse numri i qytetarëve që po votojnë në orët e para të mëngjesit është simbolik. Në Prizren janë 60 qendra të votimit me 190 vendvotime, kurse të drejtë vote kanë 138 mijë qytetarë. Në Prizren garojnë Ramadan Muja, nga PDK dhe Hanefi Muharremi, nga LDK. Dalja e qytetarëve për të votuar tani është simbolike, por pritet që fluksi më i madh të jetë rreth mesditës.MitrovicëSipas zyrtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë procesi i votimit për rundin e dytë në këtë komunë ka filluar në ora 7:00, në të gjitha qendrat e votimit, duke përfshirë edhe ato në veri të qytetit. Shaip Arifi nga KKZ, tha se deri më tani nuk kanë informata se në ndonjë qendër është paraqitur ndonjë problem, dhe sipas tij sipas informative që kanë çdo gjë ka filluar mirë.GjilanSipas planifikimeve që në orën 7.00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit në komunën e Gjilanit dhe se tashmë kanë filluar edhe qytetarët të hedhin votat, ndërsa përjashtim si herën e kaluar bën Budriga. Bëhet e ditur se sikurse në raundin e parë edhe kësaj radhe problem ka paraqitur fshati Budrigë, ku ende nuk është hapur qendra e votimit për shkak të mos kompletimit të stafit dhe dërgimit të materialit sensitiv. Nga Partia Demokratike e Kosovës në garë është Qemajl Mustafa, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fatmir Rexhepi.KastriotQë në orën shtatë të mëngjesit të gjitha qendrat e votimit në komunën e Kastriotit janë hapur dhe procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Komunës ka filluar normalisht, duke përfshirë edhe qendrat e votimit të serbëve. Zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor kanë bërë të ditur se janë hapur të gjitha qendrat në orën 7 dhe gjithçka po shkon si duhet. Komuna e Kastriotit është një prej komunave ku ka edhe votues serbë dhe romë, dhe siç ka bërë të ditur Krasniqi, janë hapur me kohë dhe pa probleme edhe qendrat e votimit ku do të votojnë serbët dhe romët. Qendra më e madhe e votimit në Kastriot është ajo në shkollën fillore “Pandeli Sotiri”, ndërkaq, dy kandidatët për kryetar të Komunës, do të votojnë, Mjekiqi në Grabovc, kurse Krasniqi në Sibofc.BesianëZyrtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor kanë bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit në komunën e Besianës janë hapur me kohë, ndërsa në këto orë të para ka një dalje simbolike e qytetarëve për të votuar. Sipas tyre, procesi zgjedhor është duke shkuar pa probleme. Në komunën Besianës janë gjithsej 43 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejtë vote kanë gjithsej 72.986 qytetarë. Kandidati i LDK-së për kryetar të Besianës, Agim Veliu do të votojë në vendvotimin në shkollën fillore në fshatin Bradash, ndërsa Muhamet Latifi, kandidat i PDK-së do të votojë në vendvotimin në shkollën fillore në fshatin Pollatë.TherandëSipas të dhënave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Therandë deri në ora 10.00 kanë votuar 4 deri në 5 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Të gjitha qendrat e votimeve në këtë komunë, 30 sosh, janë hapur me kohë, në ora 7.00, ndërsa procesi zgjedhor po kalon pa probleme të theksuara. Shtabi Zgjedhor i AAK-së është ankuar se në fshatin Mushtisht anëtarë të PDK-së po bën fushatë gjatë procesit zgjedhor. Ndryshe, në komunën e Therandës janë më shumë se 55 mijë qytetarë, të cilën kanë të drejtë vote.