Kosovë: Shënohet Epopeja e UÇK’së në Gllogjan

Kosovë: Shënohet Epopeja e UÇK’së në Gllogjan

Për të shënuar këtë datë historike në manifestimin e organizuar në Gllogjan kishin ardhur shumë qytetar dhe politikan e personalitete të tjera shqiptare, por kanë munguar krerët e shtetit.Po ashtu në këtë manifestim janë parë flamuj të shumtë kombëtar, gjithashtu edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-së, por nuk është vërejtur flamuri i shtetit të Kosovës.Në këtë manifestim nuk është intonuar as himni shtetëror i Kosovës, por vetëm ai i kombëtar.Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me Rifat Jasharin, kanë bërë homazhe tek varret e dëshmorëve.Haradinaj ka thënë se kjo datë është shumë e rëndësishme sepse i bashkon dy kohëra.“Një kohë kur me një bindje të plotë ushtarët e UÇK-së u përballën vet për të fituar lirinë dhe një kohë, kur bota e civilizuar, organizatat ndërkombëtare më të avancuara, si NATO u vë në mbrojtje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.“24 marsin e parë e kemi përjetuar së bashku gjithë kjo trevë njëkohësisht kanë rënë dëshmor tre bijë të këtij vendi. Që nga ajo ditë deri në 24 marsin e dytë është bërë luftë e pandalshme, kanë rënë dëshmorë djem e vajza të zot të këtij vendi dhe njëkohësisht ka qenë një vuajtje dhe një tmerr i paparë në këtë anë të Kosovës po ashtu edhe në vise të tjera. E gjitha kjo që ndodhi në Gllogjan për lidhje e fise një ngjarje që bëri kthesë në jetën është Prekazi 5 marsi i Prekazit legjendar. Në Prekaz u vendos kthesa dhe prej aty e kishim më lehtë dhe kishim më të ditur rrugën tonë”, ka theksuar Haradinaj.Nga ana tjetër, Rifat Jashari ka falënderuar të pranishmit, duke thënë se ata që dhënë jetën për Kosovë duhet të kujtohet përgjithmonë.»Sot jemi në 12 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me rrethinën e Dukagjinit e të Kosovës dhe mbarë shqiptarisë. Ju faleminderit për fjalën lavdi e nder dëshmorëve të kombit”, ka thënë ai.Po ashtu në këtë manifestim ka folur Princi Leka i II nga Shqipëria.Ai ka thënë se Kosova është njohur nga 65 shtete të botës, duke premtuar që Kosova do të njihet edhe nga shumë shtete të tjera.“Ne përpiqemi që edhe vendet e tjera të ndjekin këtë tendencë të njohjes së Kosovës sa më shpejt. Kam bindjen se kjo situatë do të vazhdoj të konsolidohet dhe do të qoj edhe më lartë Kosovën sepse gjaku i derdhur nga dëshmorëvë të rënë për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi do të bëjnë Kosovën të integrohet më shpejt në Evropë dhe në Botë”, ka thënë princi Leka II.Ndërsa, Islam Lauka ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka vlerësuar lartë rëndësinë e këtyre datave, duke thënë se kanë kuptim lirin dhe pavarësinë e Kosovës.“Zor se gjen njeriu dy data që rrinë kaq mirë krahas njëra-tjetrës kaq natyrshëm. Vërtet ato janë një sepse ishte UÇK-ja, ishte NATO ishin aleatët tanë veri-perëndimor ishin miqtë që Kosovën e bënë të lirë dhe ne kemi sot mundësi së bashku të festojmë të gëzuar dhe ti përkujtojmë dhe të shprehim mirënjohjen tonë për ata që na sollën këtë ditë”, ka deklaruara Lauka.Ai ka shtuar se Kosova sot është shtet i lirë dhe i pavarur që po e forcon pavarësinë dhe sovranitetin e vet çdo ditë.Një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Pejës, Ali Berisha, duke thënë dita e sotme është vetëm një ditë e kujtimit, ndërsa vlera e saj kujtohet dhe meriton të kujtohet çdo ditë dhe çdo moment.Nga ana tjetër përfaqësuesi i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së për Dukagjin, Avdyl Mushkolaj, ka ndarë çmimet për tri familje heronjsh.Me mirënjohje me flamurin kombëtar, janë nderuar tri familje heroike, familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, familja e heroit, Zahir Pajazitit dhe familja e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla. /kosovapress/